Arrestohet një person, deklaroi se doli nga shtëpia për të rrahur një tjetër në Prishtinë - dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e substancave të llojit kokainë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:25 në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur një person.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e substancave narkotike të llojit kokainë. I dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요