Ylli i Anglisë kritikon Tuchelin për taktikat e tij ndaj Argjentinës

Mbrojtësi i Anglisë, Marc Guehi, la të kuptohet se nuk ishte dakord me qasjen taktike të Thomas Tuchelit pas humbjes 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
“Tre Luanët” kaluan në epërsi në minutën e 55-të falë golit të Anthony Gordon, por nuk arritën ta ruanin avantazhin, pasi u tërhoqën në mbrojtje dhe i lanë Argjentinës, e veçanërisht Lionel Messit, kontrollin e lojës gjatë pjesës më të madhe të pjesës së dytë.
Nga ana tjetër, Anglia do të përballet me Francën në ndeshjen për vendin e tretë, e cila zhvillohet të shtunën (18 korrik) në Miami.
Pas përfundimit të takimit, shumë analistë kritikuan qasjen e Tuchelit, duke vlerësuar se Anglia u tërhoq tepër pas golit të epërsisë dhe se zëvendësimet e trajnerit gjerman nuk sollën efektin e dëshiruar. Në fushë u aktivizuan Ezri Konsa në vend të Anthony Gordonit, Dan Burn në vend të Reece Jamesit dhe Nico O'Reilly në vend të Declan Rice.
Edhe Marc Guehi la të kuptohet se skuadra nuk duhej të ndryshonte mënyrën e lojës pasi kaloi në avantazh.
“Duhej të vazhdonim. Duhej të vazhdonim të sulmonim. U duk sikur shënuam golin dhe më pas mendësia ishte të tërhiqeshim prapa dhe të mbronim rezultatin”, deklaroi ai.
Më pas, mbrojtësi anglez u pyet nëse beson se kjo gjeneratë e Anglisë është e aftë të fitojë më në fund një trofe të madh.
Nuk e pranon fajin! Tuchel shpërthen ndaj kritikave pas humbjes nga Argjentina
“Nuk e di. Nuk e di. Është e vështirë të mendoj për të ardhmen në këtë moment. Tani për tani, ndiej vetëm zhgënjim. Kaq”, u përgjigj ai shkurt.
Pavarësisht eliminimit në gjysmëfinale, Federata Angleze e Futbollit e ka mbështetur publikisht Thomas Tuchelin dhe synon ta mbajë atë në krye të përfaqësueses të paktën deri në përfundim të Kampionatit Evropian 2028./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요