Gjini takon drejtuesit e ZRRE-së, kërkon avancimin e gazsjellësit dhe termocentralit

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, së bashku me bashkëpunëtorë, zhvilloi sot një takim pune me Kryesuesin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale në sektorin e energjisë dhe për domosdoshmërinë e shtyrjes përpara të projekteve strategjike që garantojnë stabilitet afatgjatë për vendin.
Në fokus të bisedës ishte rëndësia e jetësimit të projektit të gazsjellësit dhe termocentralit, si alternativa jetike për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe rritjen e sigurisë energjetike në Kosovë.
Gjini theksoi se sektori i energjisë kërkon vizion të qartë dhe vendime që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.
Në përfundim të takimit, ai falënderoi zyrtarët e ZRRE-së për mikpritjen dhe diskutimin profesional. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요