오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Rangimi i universiteteve: Pse madhësia s'duhet të vendosë vetë cilësinë

Telegrafi - Lajme
Rangimi i universiteteve: Pse madhësia s'duhet të vendosë vetë cilësinë

Armand Krasniqi, rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”

Shumica e renditjeve ndërkombëtare të universiteteve bazohen në numra absolutë: sa botime gjithsej ka prodhuar një institucion, sa citime gjithsej ka marrë, sa staf gjithsej punëson. Problemi është i thjeshtë matematikisht: sa më i madh një universitet në numër pedagogësh, aq më lehtë rriten automatikisht këta numra agregatë - pavarësisht nëse cilësia reale e punës shkencore të secilit individ është më e lartë, e njëjtë, apo edhe më e ulët se në një institucion tjetër. Kjo nuk është një përshtypje apo kritikë e izoluar; është një defekt metodologjik i njohur dhe i dokumentuar prej kohësh në vetë literaturën ndërkombëtare të bibliometrisë - shkencës që studion se si maten dhe krahasohen rezultatet akademike.

Leiden Ranking, një nga sistemet më të respektuara të rangimit në botën akademike, pikërisht për rigorozitetin e vet metodologjik, e ndan zyrtarisht çdo tregues të vetin në dy kategori - "të varur nga madhësia" dhe "të pavarur nga madhësia". Në dokumentacionin e vet zyrtar, ata shkojnë aq larg sa deklarojnë shprehimisht se kombinimi i të dy llojeve të treguesve në një numër të vetëm përfundimtar "nuk ka kuptim" - një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj metodologjive që e bëjnë pikërisht këtë.

Kjo çështje nuk mbetet vetëm teorike. Një studim i botuar në revistën shkencore Scientometrics (2014) analizoi drejtpërdrejt renditjen ARWU (Shanghai Ranking) dhe gjeti se rreth 30 përqind e dallimeve mes universiteteve në atë renditje shpjegohen thjesht nga madhësia e institucionit, jo nga cilësia akademike e tij. Një studim tjetër, më i freskët, i botuar në Frontiers in Education (2025), analizoi të dhëna reale nga universitete australiane dhe gjeti se metodologjia e QS World Rankings përmban "paragjykime sistematike që favorizojnë institucionet e mëdha dhe intensive në kërkim, duke dëmtuar potencialisht universitetet më të vogla ose të specializuara - pavarësisht cilësisë së tyre akademike".

Rasti i UHZ-së: Efikasitet, jo madhësi

Universiteti "Haxhi Zeka" e ilustron mirë këtë problem në praktikë. Sipas të dhënave të AD Scientific Index, UHZ ka vetëm 48 shkencëtarë të indeksuar në bazën e të dhënave - një numër i vogël krahasuar me institucione publike më të mëdha e më të vjetra të vendit. Pavarësisht kësaj, universiteti arrin një renditje botërore (#7,041) që qëndron shumë afër institucioneve të tjera vendore me numër dukshëm më të madh stafi të indeksuar.

Kjo do të thotë diçka të rëndësishme: kontributi mesatar i çdo pedagogu të UHZ-së në rezultatin institucional është ndër më të lartët në vend, edhe pse renditjet standarde - që bazohen te numra agregatë dhe nuk e ndajnë asnjëherë madhësinë nga cilësia - nuk e kapin dhe nuk e shpërblejnë këtë realitet. Në thelb, çdo universitet i ri dhe relativisht i vogël, siç është UHZ, i themeluar vetëm në vitin 2012, gjendet automatikisht në pozicion të pafavorshëm përballë institucioneve me histori shumëdekadëshe dhe staf akademik shumëfish më të madh - jo për shkak të ndonjë diference reale në cilësinë e punës shkencore, por thjesht për shkak të matematikës së thjeshtë të renditjeve aktuale.

Çfarë duhet të ndryshojë

Bazuar në këtë diskutim tashmë ekzistues në literaturën ndërkombëtare, disa ndryshime konkrete duken të arsyeshme:

- Çdo platformë rangimi duhet të publikojë paralelisht, përkrah numrave totalë, edhe versionin "për kokë" (per capita) të së njëjtës të dhënë - pikërisht siç bën tashmë Leiden Ranking.

- Treguesit relativë duhet të marrin peshë më të madhe në metodologjitë e reja, jo të mbeten thjesht një shtojcë dytësore siç ndodh sot te ARWU, ku "performanca për kokë" zë vetëm 10 përqind të rezultatit final.

- Publiku, gazetarët dhe politikëbërësit duhet të mësohen ta lexojnë çdo renditje duke bërë jo vetëm pyetjen "ku jemi renditur?", por edhe pyetjen shumë më domethënëse "si do të dukej ky rezultat në raport me madhësinë tonë reale?"

Madhësia e vogël e një universiteti nuk është një defekt që duhet fshehur apo kompensuar - është thjesht një kontekst strukturor që shumica e renditjeve aktuale dështojnë ta trajtojnë me drejtësi metodologjike. Rasti i UHZ-së tregon qartë se, me burime njerëzore shumë më të kufizuara, mund të arrihet një ndikim akademik krahasues me institucione shumë më të mëdha - dhe pikërisht ky lloj efikasiteti meriton të njihet e të vlerësohet, jo të mbetet i fshehur pas numrave të thjeshtë absolutë ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Frente Amplio pide a Laura Fernández convocar proyectos para combatir evasión y elusión fiscal

Delfino.cr - Portada

Amman Municipality: Traffic diversions on Princess Tharwat Street this Friday

Jordan News

JFDA: 15 establishments closed and 65 suspended in Irbid over 3 months

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të BE-së, Kurti pret ambasadorin Almqvist dhe kërkon statusin e vendit kandidat

Telegrafi - Lajme

Aeroplani më i ri luftarak i Gjermanisë u ngrit për herë të parë në qiell

Telegrafi - Lajme

Publikohen rezultatet për drejtorin e AKP-së, asamblistja e LVV-së Nora Kelmendi del më e poentuara

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.