George dhe Amal Clooney detyrohen të braktisin shtëpinë e tyre në Francë për shkak të zjarreve

ONP 요약
George and Amal Clooney were forced to leave their hilltop estate in Brignoles, France, after a wildfire swept the area. In a letter to Mayor Didier Brémond, they expressed uncertainty about the house’s survival and pledged to help rebuild the community.
진보 성향:Community focus — progressive outlets highlight the couple's pledge to aid reconstruction and their role in the local community.
보수 성향:Property loss — conservative outlets emphasize the loss of their 'beautiful' home and personal safety.
George dhe Amal Clooney janë detyruar të evakuojnë shtëpinë e tyre në Brignoles, në juglindje të Francës, për shkak të zjarreve të mëdha pyjore që po përfshijnë rajonin.
Përmes një letre drejtuar kryebashkiakut Didier Bremond, çifti bëri të ditur se nuk e dinë nëse shtëpia e tyre do t’i mbijetojë flakëve, duke e cilësuar situatën si një moment shumë të vështirë.
Në letër, George dhe Amal shprehën shqetësimin për sigurinë e banorëve të qytetit dhe theksuan se, pavarësisht dëmeve që mund të shkaktohen, ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e komunitetit dhe do të kontribuojnë në rindërtimin dhe rimëkëmbjen e tij.
George dhe Amal
Ata thanë se e duan Brignoles dhe miqtë që kanë krijuar atje.Çifti jeton në fermën e tyre në Francë së bashku me binjakët 9-vjeçarë, Ella dhe Alexander, edhe pse zotërojnë prona edhe në Itali, Angli dhe ShBA.
Sipas raportimeve, zjarri është përshkruar si jashtë kontrollit dhe ka arritur përmasa rreth katër herë më të mëdha se sipërfaqja e Parisit.
Në intervista të mëparshme, George ka treguar se ai dhe Amal e kanë zgjedhur jetën në Francë për t’u ofruar fëmijëve një fëmijëri më të qetë, larg presionit të Hollivudit dhe vëmendjes së paparacëve.
Ai ka thënë se jeta në fermë i ndihmon binjakët të rriten me vlera të thjeshta, larg ekranit dhe më pranë natyrës.
George dhe Amal
Aktori ka zbuluar gjithashtu se fëmijët flasin anglisht, frëngjisht dhe italisht, duke bërë shaka se ai dhe Amal ndonjëherë nuk e kuptojnë italishten që përdorin binjakët.
Në fund të vitit të kaluar u raportua gjithashtu se George dhe Amal Clooney kishin marrë edhe shtetësinë franceze. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+7
+2