오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Anne Hathaway flet për ribashkimin me Christopher Nolan 12 vjet pas “Interstellar”: Isha ndryshe

Telegrafi - Lajme
Anne Hathaway flet për ribashkimin me Christopher Nolan 12 vjet pas “Interstellar”: Isha ndryshe

Dymbëdhjetë vjet pasi bashkëpunuan për herë të fundit, Anne Hathaway është rikthyer në një film të Christopher Nolan.

Gjatë një bisede për filmin "The Odyssey", së bashku me Nolan, Matt Damon dhe Tom Holland, aktorja 43-vjeçare foli për ribashkimin me regjisorin fitues të Oscar-it për herë të tretë, pas "The Dark Knight Rises" (2012) dhe "Interstellar" (2014).

Sipas Hathaway, një gjë nuk kishte ndryshuar aspak gjatë këtyre viteve.

"Një nga gjërat që u gëzova shumë kur e zbulova është se Chris është një njeri jashtëzakonisht i qëndrueshëm," tha Hathaway, duke iu drejtuar Nolan-it. "Ke bërë kaq shumë filma të jashtëzakonshëm në zhanre të ndryshme, por mënyra se si i qasesh punës, respekti që ke për ekipin, përgatitja e jashtëzakonshme dhe mënyra se si mendon për çdo detaj, kanë mbetur të njëjta."

Megjithatë, ajo tha se ndryshimi më i madh kishte ndodhur tek vetja.

"Mendoj se unë kam ndryshuar," vazhdoi Hathaway. "Patëm mundësinë të realizonim dy filma së bashku kur unë isha ende në fazat e hershme të karrierës sime. I xhiruam relativisht shpejt dhe më pas kaluan 12 vjet, ndërsa ti ishe duke bërë 'Dunkirk'," tha ajo me humor, duke bërë me dorë nga Nolan. "Dhe vende të tjera si ai."

Hathaway interpretoi personazhin e Catwoman përkrah Batman-it të luajtur nga Christian Bale në "The Dark Knight Rises". Dy vjet më vonë, ajo bashkëpunoi sërish me Nolan në rolin e Dr. Amelia Brand në filmin "Interstellar", përkrah Matthew McConaughey, i cili interpretoi një pilot të NASA-s në një mision hapësinor për të shpëtuar Tokën.

Që prej asaj kohe, Nolan ka realizuar filmat "Dunkirk", "Tenet" dhe "Oppenheimer", ky i fundit fitoi shtatë çmime Oscar, përfshirë edhe çmimin për Filmin më të Mirë.

Sipas Hathaway, kjo periudhë e gjatë pa bashkëpunuar e bëri ta vlerësonte edhe më shumë atmosferën në xhirimet e filmave të Nolan.

"Është qesharake, por dëshira ime për t'u rikthyer në një shesh xhirimi të Chris-it e ushqeu edhe më shumë pasionin tim për rolin e Penelopës, sepse kam qenë pjesë e shumë seteve të mrekullueshme," tha ajo. "Kam pasur përvoja fantastike, por Chris është i pakrahasueshëm."

Duke iu drejtuar sërish Nolan-it, ajo shtoi:

"Nuk ka asgjë tjetër si kjo. Të duket sikur po kthehesh në shtëpi, sepse ti je në kulmin e asaj që bën. Unë nuk kam hasur kurrë diçka më të mirë se kjo."

Nga ana e tij, Christopher Nolan tha se rikthimi i Hathaway në ekipin e tij ishte krejtësisht i natyrshëm.

"Kjo është hera e tretë që punojmë së bashku," u shpreh regjisori. "Jam shumë i lumtur që të gjithë këta aktorë pranuan të bëhen pjesë e këtij projekti. Përjetuam një eksperiencë të jashtëzakonshme, i vumë përballë shumë sfidave gjatë xhirimeve, por ata i përballuan në mënyrë madhështore."

Më herët gjatë bisedës, ylli i filmit "The Devil Wears Prada" tregoi se mbeti pa fjalë kur Nolan i zbuloi për herë të parë se po punonte për një adaptim të "The Odyssey", duke shtuar se kishte qenë e apasionuar pas mitologjisë greke që në klasën e tetë.

"Kur Chris më tha se do të bënim 'The Odyssey', u detyrova të ngrihesha në këmbë, të ecja pak nëpër dhomë dhe i thashë: 'Më duhet një moment'," kujton Hathaway. "Nuk e dija se ky ishte projekti për të cilin po më telefononte."

Në "The Odyssey", Anne Hathaway interpreton Penelopën përkrah Matt Damon, i cili luan rolin e Odiseut, duke sjellë në ekran çiftin legjendar që qëndron në qendër të poemës epike të Homerit. Për Hathaway, të kuptuarit e dashurisë së palëkundur të Penelopës për bashkëshortin e saj u bë një përvojë thellësisht personale.

Aktorja tregoi se ajo dhe Christopher Nolan diskutuan për faktin se, ndryshe nga shumë martesa të asaj kohe, Odiseu dhe Penelopa ndanin një dashuri të vërtetë, gjë që e bënte ndarjen e tyre shumëvjeçare edhe më prekëse.

"Ata kishin një dashuri të vërtetë, diçka jashtëzakonisht e rrallë si në atë botë, ashtu edhe në këtë," tha Hathaway. "Ëndrra e tyre ishte të jetonin së bashku si familje."

Për të ndërtuar interpretimin e saj, Hathaway tha se e imagjinoi Penelopën si "një grua që e kishte zemrën plotësisht të përkushtuar", duke shtuar se ajo thjesht dëshironte "që njeriu i saj të kthehej në shtëpi."

"Asaj thjesht i mungonte njeriu i saj. I mungonte aq shumë sa dëshironte të ishte sërish plotësisht vetvetja përballë tij," tha Hathaway. "Kjo ishte, në një farë mënyre, alkimia që qëndronte pas gjithçkaje." ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Walmart Centroamérica acelera su liderazgo en sostenibilidad y crecimiento con resultados ASG 2025

Delfino.cr - Portada

Fundación Omar Dengo impartirá webinario gratuito sobre seguridad digital para niños y adolescentes

Delfino.cr - Portada

Policía Fiscal decomisó 28 millones de cigarrillos en Alajuela

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Krijuesi i "Star Wars", George Lucas, bën një deklaratë të fortë për ndikimin që Inteligjenca Artificiale do të ketë në të ardhmen e Hollywood-it

Telegrafi - Lajme

EU gives Ukraine an additional €1 billion for drones, launches €10 billion military industry program

Telegrafi - Lajme

Nuk e pranon fajin! Tuchel shpërthen ndaj kritikave pas humbjes nga Argjentina

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.