관련 뉴스8건7개 미디어
진보 성향 29%중도 성향 57%보수 성향 14%
general
중도 성향

Festa e tepruar, lojtarët e Spanjës u puthen në buzë në paradën e Kupës së Botës

Telegrafi - Lajme
Festa e tepruar, lojtarët e Spanjës u puthen në buzë në paradën e Kupës së Botës

Dy milionë njerëz festuan titullin e Kupës së Botës të ekipit kombëtar spanjoll në rrugët e kryeqytetit të Spanjës, Madridit.

Lojtarët e “La Rojas” përshëndetën turmën nga një autobus me dy kate i hapur.

Yeremy Pino dhe Unai Simon janë subjektet e një prej ngjarjeve më të komentuara gjatë paradës së ekipit kombëtar spanjoll.

"Një puthje. Një puthje", i thotë Pino portierit spanjoll përpara se ta puthë në buzë.
el piquito entre yeremy pino y unai simon 😭 pic.twitter.com/QuPkjLvaZ5
— 🍍 (@jumexdepina) July 20, 2026

Pas kësaj puthjeje virale, Pino shikoi kamerën i habitur, teksa Unai Simon kaloi shumë mirë gjatë gjithë festimit.

Ndryshe, Pino, lojtari sulmues i Crystal Palace, doli nga stoli vetëm dy herë në Kupën e Botës, ndërsa Simon është i pazëvendësueshëm në portën e Spanjës. Në tetë ndeshje në Kupën e Botës, ai pësoi vetëm një gol.

Gjesti i tyre është bërë viral në rrjetet sociale dhe është një nga gjërat më të komentuara të festës së Spanjës. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.