Ndërron jetë inxhinieri Rexhep Begolli, një nga emrat e njohur të industrisë metalpërpunuese

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Rexhep Begolli, inxhinier i diplomuar i makinerisë dhe një nga profesionistët që la gjurmë në zhvillimin e industrisë metalpërpunuese në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi.
I lindur më 31 maj 1948 në Pejë, Begolli përfundoi studimet në Fakultetin e Makinerisë në Universitetin e Beogradit, ndërsa më pas ndërtoi një karrierë të gjatë profesionale në sektorin industrial.
Gjatë angazhimit të tij, ai mbajti pozita drejtuese në ndërmarrje të rëndësishme të kohës. Begolli shërbeu si drejtor i prodhimit në Fabrikën e Automjeteve “Zastava”, ndërsa më vonë udhëhoqi Fabrikën e Konstruksionit të Metalit “Utva”.
Puna dhe përkushtimi i tij në fushën e inxhinierisë dhe menaxhimit industrial u vlerësuan nga bashkëpunëtorët, të cilët e kujtojnë si një profesionist të përkushtuar, me integritet dhe vizion për zhvillimin e industrisë.
Familjarët, miqtë dhe kolegët e tij kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një njeriu të përkushtuar ndaj profesionit dhe komunitetit.
Ceremonia e varrimit të Rexhep Begollit do të mbahet të mërkurën, më 22 korrik, në Varrezat e Qytetit në Arbëri (Dragodan), Prishtinë, në ora 16:45. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요