오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

E Majta: Për shkak të kolapsit institucional, Maqedonia vazhdimisht po përballet me tragjedi që mund të ishin parandaluar

Telegrafi - Lajme
E Majta: Për shkak të kolapsit institucional, Maqedonia vazhdimisht po përballet me tragjedi që mund të ishin parandaluar

Helmimi i qytetarëve në Gostivar nuk është vetëm rezultat i një vendimi teknik të gabuar apo i një neglizhence individuale, reagon partia E Majta.

"Sipas gjetjeve të deritanishme të hetimit, në sistemin e furnizimit me ujë është lëshuar ujë i papastruar; Instituti i Shëndetit Publik ka konstatuar prani të baktereve fekale koliforme, ndërsa analizat kanë treguar edhe përqendrime të rritura të klorit rezidual, që tregon për përpjekje për të sanuar kontaminimin tashmë të ndodhur. Ky është rast në të cilin një infrastrukturë kritike publike është menaxhuar në mënyrë që ka rrezikuar seriozisht shëndetin dhe sigurinë e mijëra qytetarëve, prandaj të gjithë të përfshirët duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë penale. Por, nëse rasti përfundon vetëm me konstatimin e fajit individual, sërish do të mbetet pa përgjigje pyetja pse Maqedonia vazhdimisht përballet me tragjedi që mund të ishin parandaluar. Pas aksidentit të autobusit të ‘Durmo Turs’ u hap çështja e mbikëqyrjes inspektuese jofunksionale. Skandali në Onkologji zbuloi një sistem ku për vite me radhë mungonin kontrolli dhe përgjegjësia në shëndetësi. Pas Kërçovës, sërish pamë çfarë do të thotë kur sistemi inspektues, pushteti lokal dhe institucionet shtetërore funksionojnë për vite të tëra të politizuara dhe pa asnjë përgjegjësi. Te femicidet, pothuajse rregullisht shtrohet e njëjta pyetje: pse institucionet nuk kanë reaguar me kohë, pavarësisht paralajmërimeve të shumta", thonë nga E Majta.

Sipas tyre, edhe pse shkaqet e drejtpërdrejta të këtyre rasteve janë të ndryshme, të përbashkët e kanë kolapsin institucional që për dekada prodhon politizimi, duke akuzuar LSDM-në, OBRM-PDUKM-në dhe BDI-në dhe VLEN-in se po e trajtojnë shtetin si plaçkë partiake.

"Pozicionet drejtuese nuk plotësohen sipas kompetencës dhe integritetit profesional, por sipas besnikërisë politike, ndërsa ndërmarrjet publike, inspektoratet dhe organet shtetërore gradualisht humbin aftësinë të funksionojnë në interes publik. Politizimi nuk është vetëm politikë e padrejtë kadrovike – ai është sistem që e shpërbën shtetin nga brenda. Ai krijon një mjedis ku kontrolli bëhet formalitet, përgjegjësia zëvendësohet me mbulimin e ndërsjellë politik, ndërsa profesionistët margjinalizohen ose largohen nga sektori publik. Në një mjedis të tillë, gabimet nuk mbeten në nivel administrativ – ato pashmangshëm shndërrohen në skandale, tragjedi dhe viktima njerëzore. Prandaj çdo qeveri e re premton “reforma”, ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë me shëndetin, sigurinë, e nganjëherë edhe me jetën e tyre. E Majta prej vitesh paralajmëron se politizimi nuk është problem administrativ, por problem shoqëror dhe i sigurisë. Një shtet në të cilin kompetenca sistematikisht zëvendësohet me bindje partiake, pashmangshëm krijon institucione që herët a vonë do të dështojnë. Prandaj lufta e vërtetë nuk është vetëm për ndëshkimin e fajtorëve, por për çmontimin e sistemit që vazhdimisht prodhon fajtorë të rinj. Gostivari nuk është përjashtim, ashtu siç nuk ishin as dhjetëra raste të tjera që tronditën opinionin vitet e fundit. Të gjitha janë simptome të të njëjtit model politik që për dekada i minon institucionet në favor të interesave partiake. Derisa institucionet ndërtohen sipas logjikës partiake, e jo profesionale, Maqedonia nuk do të ndalojë së prodhuari tragjedi të reja – do të vazhdojë vetëm t’u ndryshojë emrat”, reagojnë nga E Majta. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

¿Hasta dónde Costa Rica puede mirar a El Salvador?

Delfino.cr - Portada

La reputación de una organización comienza por las personas que la representan

Delfino.cr - Portada

La Jota y la nostalgia revolucionaria: ¿se responde a la democracia o a los intereses?

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Skandaloze: Në sfidën Larne – Crvena Zvezda shfaqet baneri “Kosova është Serbi”

Telegrafi - Lajme

Gjorgjievski: Komunat do të formojnë komisione për raportimin e dëmeve nga moti i keq

Telegrafi - Lajme

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.