Claudio Ranieri u rikthye nga pensioni dhe mori një pozicion të ri në ekipin kombëtar italian në moshën 75 vjeç

ONP 요약
Roberto Mancini has been appointed as the head coach of the Italian national football team for a second stint, following the resignation of Gennaro Gattuso amid a period of leadership turmoil. The decision was announced by FIGC president Giovanni Malagò during a federation meeting, with Mancini expected to guide Italy in upcoming international fixtures.
진보 성향:Crisis in Italian football — Progressive outlets highlight the chaotic leadership changes, the scandal with Pirlo, and the desperate search for a coach.
중도 성향:Mancini's appointment — Centrist outlets simply report the appointment of Mancini as Italy's new coach.
보수 성향:Stability restored — Conservative outlets focus on Mancini's return as a stabilizing solution after the scandal.
Claudio Ranieri është rikthyer edhe një herë nga pensioni. Trajneri legjendar italian është emëruar drejtori i ri teknik i Kombëtares së Italisë, pak muaj para se të festojë 75-vjetorin.
Në njoftimin e bërë nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malagò, vëmendja kryesore ishte rikthimi i Roberto Mancinit në postin e përzgjedhësit, por po aq i rëndësishëm konsiderohet edhe emërimi i Ranierit në rolin e ri.
Pozita e drejtorit teknik u krijua vetëm këtë verë dhe fillimisht iu besua Paolo Maldinit, i cili qëndroi në detyrë vetëm 17 ditë. Ky rol përfshin mbikëqyrjen e të gjitha përfaqësueseve italiane, nga ekipi A deri te grupmoshat e reja dhe akademitë, me synimin për të krijuar një identitet të përbashkët dhe një strategji afatgjatë për futbollin italian.
View this post on Instagram
A post shared by Nazionale Italiana di Calcio (@azzurri)
Ranieri, i cili do të mbushë 75 vjeç në tetor, është pensionuar dy herë nga futbolli. Herën e parë u largua në qershor të vitit 2024, pasi siguroi mbijetesën e Cagliarit në Serie A. Megjithatë, vetëm pak muaj më vonë ai u rikthye për të marrë drejtimin e Romës, të cilën e nxori nga zona e rënies dhe e afroi me kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Pas përfundimit të aventurës në stol, Ranieri mori rolin e këshilltarit në klubin roman, por bashkëpunimi përfundoi në prill të vitit 2026 pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Gian Piero Gasperini.
Edhe pse dukej se pensionimi i tij ishte përfundimtar, thirrja për t'i shërbyer Kombëtares së Italisë e bindi të rikthehej edhe një herë në futboll.
Karriera e Ranierit si trajner nisi në vitin 1986 te Vigor Lamezia. Gjatë katër dekadave ai drejtoi klube të mëdha si Napoli, Fiorentina, Valencia, Atletico Madrid, Chelsea, Juventus, Inter, Monaco, Roma dhe Leicester City.
Suksesi më i madh i karrierës së tij mbetet titulli historik i Premier League me Leicester Cityn në vitin 2016, një nga surprizat më të mëdha në historinë e futbollit. Gjatë karrierës ai ka fituar gjithashtu trofe të rëndësishëm, mes tyre Kupën e Mbretit në Spanjë, Superkupën e UEFA-s, si dhe Kupën dhe Superkupën e Italisë. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+13
+17
+3