미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Pas largimeve të mëdha, Liverpooli synon transferimin e lojtarit që po shkëlqen në Botëror

Telegrafi - Lajme
Pas largimeve të mëdha, Liverpooli synon transferimin e lojtarit që po shkëlqen në Botëror

Liverpooli është sugjeruar të transferojë një nga lojtarët më të spikatur të Kupës së Botës këtë verë, teksa klubi kërkon të përforcojë skuadrën para sezonit 2026/27.

Në fillim të kësaj jave, Andoni Iraola pranoi në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Liverpoolit se klubi "ka nevojë për më shumë" lojtarë pas largimit të disa futbollistëve të rëndësishëm në javët e fundit.

Andy Robertson i dha lamtumirën klubit pas përfundimit të kontratës për t'u bashkuar me Tottenhamin, ndërsa largime të tjera të bujshme përfshijnë Mohamed Salah dhe Ibrahima Konate, i cili pritet të transferohet te Real Madridi me një kontratë katërvjeçare.

Liverpooli gjithashtu do të jetë pa Hugo Ekitike në javët e para të sezonit, pasi ai vazhdon rikuperimin nga këputja e tendinit të Akilit, ndërsa Conor Bradley dhe Giovanni Leoni janë gjithashtu jashtë për shkak të dëmtimeve afatgjata.

Liverpooli befason me veprimin ndaj Slotit: Do ta ndihmojë të bëhet trajner i Holandës

Por, me cilin lojtar po lidhet Liverpooli?

Sipas raportimeve, klubi ka ringjallur interesimin për mesfushorin e Romës, Manu Kone, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij për Francën në Kupën e Botës këtë verë.

Sipas ish-mbrojtësit të Liverpoolit, Stephen Ëarnock, Kone do të ishte një përforcim ideal për skuadrën, pasi ai beson se mesfushori 25-vjeçar ka të gjitha cilësitë për t'u bërë titullar i rregullt nën drejtimin e Iraolas.

"Do të më pëlqente ta shihja Manu Kone te Liverpooli. Mendoj se ai është i jashtëzakonshëm. Është shumë i qetë me topin, por gjithashtu është agresiv dhe fizik”.

"Ai është ndoshta pikërisht ajo që i duhet Liverpoolit, një lojtar dominues në mesfushë, i cili gjithashtu di të luajë”, përfundoi ai./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.