오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스2건2개 미디어
중도 성향 50%보수 성향 50%
Geo News (Pakistan)
중도 성향 50%보수 성향 50%
Telegrafi
Geo News (Pakistan)
general
중도 성향

Babai i Callum Turner mungoi në dasmën e djalit të tij me Dua Lipën, thuhet se mori pjesë në një tjetër ceremoni martesore në Londër

Telegrafi - Lajme
Babai i Callum Turner mungoi në dasmën e djalit të tij me Dua Lipën, thuhet se mori pjesë në një tjetër ceremoni martesore në Londër

Edhe pse martesa e Callum Turner dhe Dua Lipës u konsiderua si një nga ngjarjet më të përfolura të showbizit këtë vit, babai i aktorit britanik, Laurence Coles, raportohet se nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Sipas The Sun, në të njëjtën ditë kur Callum dhe Dua kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni luksoze në Sicili, Laurence ndodhej rreth 2,000 milje larg, në veri të Londrës, ku mori pjesë në dasmën e Jamie Rae Keeble, vajzës së bateristit të grupit Spandau Ballet, John Keeble.

Një burim pranë familjes tha për mediumin britanik se marrëdhënia mes Callum dhe babait të tij ka qenë e tensionuar për shumë vite, shkruan DailyMail.

“Laurence dhe Callum kanë qenë të distancuar ndër vite, por megjithatë ishte e çuditshme që ai ndodhej në një dasmë tjetër pikërisht në ditën kur djali i tij po martohej. Ai u përpoq të qëndronte larg vëmendjes, por shumë të pranishëm e komentuan këtë fakt”, tha burimi.

Megjithatë, në dasmën madhështore të zhvilluar në Villa Valguarnera, një rezidencë historike e shekullit XVIII në Sicili, morën pjesë gjysmëvëllai dhe gjysmëmotra e Callum, Louis dhe Clemmie.

Ceremonia mblodhi rreth 200 të ftuar, mes tyre emra të njohur të industrisë së muzikës dhe filmit, si Elton John dhe Charli XCX.

Lajmi për mungesën e babait vjen pavarësisht raportimeve se marrëdhënia mes tij dhe Callum ishte përmirësuar vitet e fundit, pas një largësie që zgjati afro tri dekada.

Vetë aktori i njohur nga seria "Fantastic Beasts" kishte treguar më herët se marrëdhënia me të atin ishte "e dobët", pasi gjatë pjesës më të madhe të fëmijërisë ata jetuan në kontinente të ndryshme.

Callum lindi në shkurt të vitit 1990. Prindërit e tij, Laurence Coles dhe Rosemary Turner, nuk ishin të martuar dhe jetonin në adresa të ndryshme. Ai mori mbiemrin e nënës dhe u rrit nga ajo në Chelsea të Londrës Perëndimore.

Rosemary e rriti e vetme djalin, ndërsa punonte si promotore në hyrjet e disa prej klubeve më të njohura të natës në Londër, përfshirë edhe legjendarin Ministry of Sound.

Ndërkohë, babai i tij ishte zhvendosur në Australi për të nisur një jetë të re. Atje ai u rikualifikua si psikoterapist, pavarësisht se më parë kishte punuar në sektorin e ndërtimit si suvatues, dhe krijoi një familje të re me sipërmarrësen Petrina Angus.

Në intervista të mëhershme, Callum ka folur me sinqeritet për fëmijërinë e tij, duke thënë se, megjithëse nuk pati pranë figurën tradicionale të një babai, ai u rrit i rrethuar nga shumë dashuri.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

"Ishte një fëmijëri e vështirë në disa aspekte, por në shumë të tjera ishte e bukur. Në jetën time kishte shumë dashuri dhe një komunitet që më mbështeste", është shprehur aktori.

Sipas raportimeve, megjithëse marrëdhënia e tyre ka qenë e ndërlikuar për vite me radhë, babë e bir ishin afruar sërish pas rikthimit të Laurence në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, mungesa e tij në ditën e martesës së Callum me Dua Lipën ka ngjallur pikëpyetje dhe komente të shumta në mediat britanike. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

같은 사건, 다른 제목

중도 성향 50%보수 성향 50%
1건1건
진보 성향0

보도 없음

중도 성향1
보수 성향1
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Zona de Recarga celebrará 300 emisiones con programa especial junto a Guadalupe Urbina

Delfino.cr - Portada

ADI de Guacimal rechaza instalación de planta de cianuración de oro en el distrito

Delfino.cr - Portada

Costa Rica: un día innovador y pionero en agricultura orgánica hoy pierde terreno

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Foda ‘bekon’ transferimin e Fisnik Asllanit te Leipzigu: Ka kualitete të jashtëzakonshme

Telegrafi - Lajme

BMW X5 e re kushton mbi 95,000 dollarë me çdo opsion

Telegrafi - Lajme

Google konfirmon rritjen e çmimit të Pixel 11, zbulon përpjekje të “përkushtuara” për ta bërë Android-in më efikas në RAM

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.

🇽🇰Telegrafi - Lajme
보는 중

Babai i Callum Turner mungoi në dasmën e djalit të tij me Dua Lipën, thuhet se mori pjesë në një tjetër ceremoni martesore në Londër

🇵🇰Geo News (Pakistan)

Callum Turner's father chose another wedding over son's ceremony with Dua Lipa