Sondazhi i ri në Serbi - Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit

Sipas një hulumtimi të ri të opinionit publik të realizuar nga organizata CRTA dhe Democracy Action Lab (DAL) e Universitetit Stanford, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, Lista Studentore do të merrte 44,9 për qind të votave, ndërsa Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit 35,7 për qind.
Mes votuesve që kanë një qëndrim të përcaktuar (rreth 70 për qind e të anketuarve), Partia Socialiste e Serbisë (SPS) do të merrte 3,8 për qind, ndërsa partitë dhe subjektet e tjera politike nuk do ta kalonin pragun zgjedhor në mënyrë të pavarur.
Hulumtimi është zhvilluar nga 10 deri më 24 qershor 2026, përmes intervistave ballë për ballë, në një mostër përfaqësuese prej 2.324 qytetarësh madhorë të Serbisë, raporton nova.rs.
Rezultatet tregojnë se protestat e nisura pas shembjes së mbulesës së një stacioni hekurudhor, edhe pas më shumë se një viti, vazhdojnë të kenë mbështetje të konsiderueshme te qytetarët.
Sipas CRTA-s, shoqëria serbe mbetet e ndarë thellë politikisht, ndërsa Lista Studentore aktualisht ka një epërsi prej rreth 9 pikë përqindjeje ndaj SNS-së.
Ndryshe, Vuçiq ka paralajmëruar se shumë shpejt do të japë dorëheqje si president dhe do të shpallen zgjedhjet e reja në Serbi. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요