Basha: Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit, punimet në aksin Kijevë–Zahaq vazhdojnë me intensitet

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se segmenti rrugor te Ura e Dollcit është liruar për qarkullimin e automjeteve, pas përfundimit të punimeve të minimit që kishin shkaktuar devijim të trafikut në këtë pjesë.
Sipas Bashës, gjatë zhvillimit të punimeve ishte vendosur një bajpas për të mundësuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa me përfundimin e kësaj faze rruga tashmë është rihapur për lëvizje.
Ai bëri të ditur se, ndërkohë, punimet në segmentet e tjera të rrugës Kijevë–Zahaq po vazhdojnë me intensitet të lartë.
Basha: Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq po vazhdojnë, bajpasi te Ura e Dollcit pritet të lirohet brenda shtatë ditësh
Ministri theksoi se realizimi i këtij projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë aks rrugor.
Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq pritet të vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë deri në përfundimin e plotë të projektit. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요