Argjentina përballet me hetim disiplinor nga FIFA për shkak të banderolës provokuese ndaj Anglisë

ONP Summary
Argentina overcame an early deficit to defeat England 2-1 in the World Cup 2026 semifinal on July 15, with two late goals securing the comeback victory. The defending champions will now face Spain in the final, continuing their pursuit of consecutive world titles.
Progressive:Dramatic rally — Progressive outlets emphasized Argentina's thrilling late-game comeback from adversity, highlighting individual excellence in securing the victory.
Moderate:Semifinal result — Moderate outlets reported the match outcome and Argentina's advancement factually, focusing on the next contest.
Conservative:Defending champion prevails — Conservative outlets recognized Argentina's status as defending champion and the historic significance of the classic England-Argentina matchup.
Argjentina po përballet me masa disiplinore nga FIFA pasi lojtarët shfaqën një banderolë të ngarkuar politikisht pas triumfit 2-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë në Atlanta.
Goli me kokë i Lautaro Martinez në minutën e 93-të vulosi fitoren për të siguruar një ndeshje të fundit kundër Spanjës në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Por, festimet u bënë kontroverse kur anëtarët e skuadrës argjentinase shpalosën një tabelë që shkruante "Las Malvinas son Argentinas" apo “"Ishujt Falkland janë argjentinas".
Lojtarët e Argjentinës shfaqin pankartën politike pasi mposhtën Anglinë, nuk e harrojnë luftën mes popujve në vitin 1982
Kjo shfaqje shkel Nenin 34.3 të rregullores së turneut të FIFA-s, i cili ndalon rreptësishtë çdo slogan apo mesazh politik në fushë.
Sipas mediumit The Athletic, ekipi argjentinas përballet me precedent për sanksione, pasi është gjobitur pikërisht për këtë slogan në vitin 2014, ndërsa UEFA kohët e fundit i ka ndaluar lojtarët e Spanjës, Rodri dhe Alvaro Morata, për thirrje të ngjashme politike pas Euro 2024.
Argentina face the prospect of disciplinary action from Fifa after celebrating with a banner in support of their country's claims to the Falkland Islands. pic.twitter.com/ZoWt278sr3
— BBC Sport (@BBCSport) July 16, 2026
Tensionet politike ishin tashmë të larta pasi zëvendëspresidentja argjentinase, Victoria Villarruel, i quajti anglezët "piratë uzurpues" në internet para fillimit të ndeshjes.
Pas incidentit pas ndeshjes, Sekretari i Biznesit i Mbretërisë së Bashkuar, Peter Kyle, e dënoi shfaqjen në fushë duke e cilësuar si krejtësisht të papërshtatshme. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요