오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Gjermania rrit nivelin e kërcënimit, qeveria thotë se ekziston rreziku i sulmeve terroriste

Telegrafi - Lajme
Gjermania rrit nivelin e kërcënimit, qeveria thotë se ekziston rreziku i sulmeve terroriste

Ministri i Punëve të Brendshme i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka ngritur nivelin e kërcënimit ndaj sigurisë në vend, duke paralajmëruar se planet për sulme që synojnë Gjermaninë janë “qartësisht të identifikueshme”.

Sipas gazetës gjermane Welt am Sonntag, Dobrindt tha se rritja e numrit të raportimeve dhe informacionit të inteligjencës e ka çuar në ngritjen e nivelit të mëparshëm abstrakt të kërcënimit në një “nivel të lartë kërcënimi”.

“Kjo do të thotë se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për rrezikun e sulmeve terroriste në çdo kohë”, tha ai, duke shtuar se sulmet e planifikuara synojnë jo vetëm infrastrukturën kritike, por edhe individë dhe institucione.

Dobrindt tha se autoritetet gjermane të sigurisë së fundmi penguan një sulm të planifikuar me bombë, i cili dyshohet se ishte organizuar nga persona të rekrutuar që vepronin për shërbime të huaja të inteligjencës.

Ministri gjerman gjithashtu njoftoi planet për zgjerimin e kompetencave të agjencive gjermane të inteligjencës përmes një reforme të legjislacionit për inteligjencën, e cila pritet të shqyrtohet nga kabineti qeveritar më vonë gjatë kësaj vere.

Sipas ndryshimeve të propozuara, shërbimet e inteligjencës do të lejohen të ndërhyjnë drejtpërdrejt në situata të caktuara me rrezik të lartë, në vend që të kufizohen vetëm në mbledhjen dhe analizimin e informacionit.

Ai tha se projektligji mund t’u japë oficerëve të inteligjencës së brendshme të drejtën të hyjnë dhe të kontrollojnë banesa në situata urgjente terroriste, nëse policia nuk është në gjendje të reagojë në kohë.

Reformat do t’u japin gjithashtu agjencive gjermane të inteligjencës së brendshme dhe të jashtme kompetenca të kufizuara operacionale, përfshirë mundësinë për të ndërmarrë “masa mbrojtëse” me qëllim pengimin e aktiviteteve të spiunazhit ose sulmeve të planifikuara.

Këto masa do të kërkojnë miratimin paraprak të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të vendit.

Dobrindt theksoi se ndarja mes shërbimeve të inteligjencës dhe policisë do të mbetet në fuqi, duke shtuar se arrestimet do të vazhdojnë të kryhen ekskluzivisht nga autoritetet policore.

Kabineti qeveritar i vendit pritet t’i diskutojë reformat e propozuara më 13 gusht.

Dobrindt gjithashtu theksoi se autoritetet e sigurisë kanë shtuar vëmendjen ndaj ekstremizmit të dhunshëm të majtë.

Sipas gazetës gjermane, hetuesit kanë bërë përparim në hetime të veçanta për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Berlinit dhe kanë identifikuar të dyshuar në lidhje me akte sabotimi të pretenduara nga grupe ekstremiste të majta. /AA/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

ESCWA: Jordan Bears Highest Relative Economic Cost to Shield Citizens from War Fallout

Jordan News

Jordan and the Gulf States: The Dilemma of War

Jordan News

Jordan and Egypt Reaffirm Solidarity Against Iranian Attacks

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Dy persona të maskuar grabisin një shtëpi në Pejë, vjedhin para dhe stoli ari

Telegrafi - Lajme

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pritje në Bogorodicë dhe Dojran për dalje në Greqi

Telegrafi - Lajme

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance bëhet baba për herë të katërt

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.