오픈뉴스백과
오늘의 이슈홈라이브뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Gashi para prokurorëve premton luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Telegrafi - Lajme
Gashi para prokurorëve premton luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka prezantuar prioritetet e mandatit të tij, duke premtuar reforma që synojnë forcimin e sistemit prokurorial dhe rritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi.

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës të hënën, Gashi tha se puna e prokurorëve duhet të matet me rezultate konkrete, e jo me deklarata publike.

Sipas tij, profesionalizmi, integriteti dhe performanca do të jenë bazë për ndërtimin e një sistemi më efikas dhe më të besueshëm. Ai kërkoi angazhim më të madh në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit, veçanërisht atij të nivelit të lartë, si dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe formave të tjera të kriminalitetit.

“Prokurori duhet të flasë vetëm përmes punës. Besueshmëria në institucionin tonë nuk ndërtohet përmes deklaratave apo retorikës, por me profesionalizëm, integritet dhe rezultate konkrete. Mënyra jonë e komunikimit do të jetë puna profesionale dhe performanca. Pikërisht mbi bazën e tyre do të gjykohemi dhe vetëm përmes rezultateve konkrete do të forcojmë autoritetin e institucionit dhe besimin e qytetarëve ndaj nesh. Kjo nënkupton se gjatë punës sonë duhet të zhvillojmë hetime më profesionale dhe efikase dhe të kemi ndjekje penale të suksesshme ndaj korrupsionit, me theks të veçantë te korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar dhe çdo formë tjetër e kriminalitetit”, tha ai.

Pak ditë pasi u dekretua për kryeprokuror, Gashi u zotua se do të zbatojë programin dhe objektivat që ka prezantuar gjatë kandidimit për postin e kryeprokurorit, ndërsa u premtoi prokurorëve mbështetje në ushtrimin e detyrës së tyre me profesionalizëm, paanshmëri dhe guxim. Ai tha se zyra e tij do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe koordinim institucional, me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballen prokurorët.

“Si kryeprokuror i Shtetit do të angazhohem maksimalisht që vizionin dhe objektivat të cilat i kam paraqitur në koncept-dokument në KPK, kur kam aplikuar për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, t’i zbatoj në konsekuencë dhe në përputhje të plotë me ligjin. Sot, nga këtu, do t’i drejtohem secilit prokuror të Republikës me një mesazh të qartë. Si kryeprokuror i Shtetit do të jem i përkushtuar për të mbështetur secilin nga ju që e ushtroni detyrën me profesionalizëm, integritet, paanshmëri dhe guxim. Zyra ime do të jetë e hapur për komunikim profesional, bashkëpunim konstruktiv dhe koordinim institucional, me qëllim të adresimit dhe tejkalimit të sfidave profesionale me të cilat përballeni me ushtrimin e funksionit tuaj”, shtoi Gashi.

Duke folur për pavarësinë e sistemit prokurorial, Gashi theksoi se çdo vendim duhet të bazohet në Kushtetutë, ligj dhe prova të siguruara në mënyrë të ligjshme. Ai nënvizoi se pavarësia nuk duhet të shërbejë si mburojë për papërgjegjësi, ndërsa llogaridhënia, sipas tij, është kusht për ruajtjen e standardeve të larta profesionale. Gashi shtoi se lufta kundër abuzimit me detyrën do të jetë e pakompromis dhe se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

“Njëkohësisht dua të theksoj se çdo akt dhe vendim i juaji duhet të mbështetet në Kushtetutë, në ligj dhe në prova të siguruara në mënyrë të ligjshme. Vetëm kështu i shërbejmë shtetit. Askush nuk duhet të ndikohet nga presioni politik, ekonomik, mediatik apo nga çfarëdo interesi i jashtëm. Pavarësia funksionale që e kemi si prokuror është një garanci kushtetuese, megjithatë kjo pavarësi nuk do të jetë asnjëherë mburojë për arbitraritet, papërgjegjësi apo mosllogaridhënie. Llogaridhënia nuk duhet të perceptohet si kërcënim ndaj pavarësisë, por mekanizëm që garanton standarde të larta të përgjegjësisë. Lufta ndaj çdo forme të abuzimit me detyrë do të jetë e pakompromis. Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe nuk do të ketë imunitet”, përfundoi Gashi. /KP/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Orlando Aguirre a Laura Fernández: "Esto no es ningún berrinche, sino precisamente el ejercicio responsable de nuestra función"

Delfino.cr - Portada

Chavismo aprueba condena a palabras de Daniel Ortega, pero rechaza llamar 'dictadura' al régimen nicaragüense

Delfino.cr - Portada

Grupo Montecristo presenta “Detrás de la Huella”, un documental sobre sostenibilidad, salud e impacto social

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Ekspertët kërkojnë strategji të re për sigurinë rrugore

Telegrafi - Lajme

Tarifat e reja prej 50 për qind të Trump ndaj Kanadasë rrezikojnë të ndezin një luftë të re tregtare

Telegrafi - Lajme

Pse udhëtarët me përvojë vendosin një rrotull letre higjienike në valixhe

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.