Komuna e Gjilanit fton qytetarët të paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve nga shiu dhe breshëri

Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët që kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut dhe breshëri, duke filluar nga 20 korriku 2026, se mund të aplikojnë për vlerësimin e dëmeve.
Sipas njoftimit, kërkesat duhet të dorëzohen në Zyrën për Shërbime me Qytetarë, ndërsa shqyrtimi i tyre do të bëhet nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera.
"Komuna e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme si pasojë e reshjeve të shiut dhe breshërit, nga data 20.07.2026 e në vazhdim, se mund të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve", thuhet në njoftim.
Komuna bëri të ditur se komisioni përkatës do të bëjë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në përputhje me procedurat në fuqi.
"Kërkesat dorëzohen në Zyrën për Shërbime me Qytetarë dhe do t'i shqyrtojë Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera, i cili do të bëjë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në përputhje me procedurat në fuqi", thuhet më tej.
Për paraqitjen e kërkesës, qytetarët duhet të dorëzojnë formularin për vlerësimin e dëmeve, fotografi të objekteve ose pronës së dëmtuar, kopje të letërnjoftimit, numër kontaktues dhe konfirmim bankar.
Komuna u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të dorëzojnë kërkesat dhe dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të përcaktuar.
"Ftojmë të gjithë qytetarët e prekur që t'i dorëzojnë kërkesat dhe dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të përcaktuar nga Komuna", thuhet në njoftim. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요