관련 뉴스2건2개 미디어
general
중도 성향

Rama: Shtëpia në "Rrugën A" është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

Telegrafi - Lajme
Rama: Shtëpia në "Rrugën A" është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me çështjen e shtëpisë në Rrugën A, duke sqaruar se ajo është ndërtuar pa leje dhe ndodhet në pronë komunale.

Rama ka bërë të ditur se familjet që kanë banuar në këtë shtëpi janë evakuuar para dy vitesh, për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe rrezikut nga rrëshqitja e dheut.

Sipas tij, pavarësisht se shtëpia është ndërtuar pa leje në pronë komunale, Komuna e Prishtinës ka paguar dhe vazhdon të paguajë shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara.

“Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguajë shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara”, ka deklaruar Rama.

Pronari kundërshton rrënimin e shtëpisë në rrugën A në Prishtinë: Nuk largohem pa u kompensuar

Ai u ka bërë thirrje personave që të mos hyjnë në këtë zonë, duke theksuar se ajo mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe mund të paraqesë rrezik për jetën e tyre dhe të ekipeve në terren.

Rama ka theksuar se prona komunale duhet të respektohet dhe të mbrohet sipas ligjit, njësoj si çdo pronë tjetër.

“Prona është e shenjtë. E tillë është edhe kjo pronë, pronë komunale, në pronësi të Komunës dhe si e tillë meriton të njëjtin respekt dhe mbrojtje sipas ligjit”, ka thënë Rama. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.