미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Rrëzohet shtylla elektrike nga stuhia në fshatin Vërban të Gjilanit

Telegrafi - Lajme
Rrëzohet shtylla elektrike nga stuhia në fshatin Vërban të Gjilanit

Një shtyllë e rrjetit elektrik është rrëzuar si pasojë e stuhive dhe erërave të forta që kanë përfshirë sot edhe zonën e Vërbanit në Gjilan.

Sipas njoftimit për banorët, shtylla elektrike ka rënë në oborrin e xhamisë së fshatit, duke paraqitur rrezik për qytetarët që kalojnë në atë zonë.

Banorëve u është bërë thirrje që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugën pranë xhamisë dhe të mos afrohen te shtylla apo kabllot elektrike të rrëzuara, deri në ndërhyrjen e ekipeve përgjegjëse.

“Ju lutemi të shmangni kalimin në afërsi të vendit deri sa ekipet kompetente të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të eliminojnë rrezikun”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga banorët, me qëllim shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm deri në sanimin e situatës. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.