미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës

Telegrafi - Lajme
Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës

Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Batllavës, pas një operacioni kërkim-shpëtimi të zhvilluar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 17:30, pasi Njësia e Zhytësve e FSK-së ka lokalizuar trupin e pajetë të viktimës.

Ndërkaq, FSK ka bërë të ditur se, pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, ka angazhuar menjëherë Ekipin e Kërkim-Shpëtimit në operacionin e zhvilluar në Liqenin e Batllavës.

Sipas FSK-së, pas intervenimit në orët e vona, ekipi ka arritur ta gjejë trupin e pajetë të personit me inicialet A.A., shtetas i huaj, i cili më pas u është dorëzuar autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejme.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si "Hetim mbi vdekjen", ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.