오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Librat për fëmijë po i demonizojnë të pasurit

Telegrafi - Lajme
Librat për fëmijë po i demonizojnë të pasurit

Harrojini filantropët bujarë që hapnin dyert e tyre për shpirtrat më pak fatlumë; personazhet e pasur tani paraqiten pothuajse gjithmonë si moralisht të dyshimtë.

Nga: Emily Bearn / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Një nga personazhet më tërheqës në letërsinë angleze është pa dyshim z. Braunlou, beqari i pasur dhe zemërmirë që mishëronte moralin e krishterë tek Oliver Tuisti. Kur isha fëmijë, ëndërroja që ai të më nxirrte nga jeta ime dhe të më shtrinte për të fjetur në dhomën e gjerë të miqve në shtëpinë e tij të rehatshme në Londër.

Megjithatë, në letërsinë për fëmijë të shekullit XXI, figurat si Braunloui janë bërë jashtëzakonisht të rralla. Në vend të tyre, shkrimtarët po i paraqesin gjithnjë e më shumë njerëzit e pasur si moralisht të dyshimtë. Mesazhi mund të mos shkruhet me shkronja të mëdha, por kur një fëmijë e përthith atë mjaftueshëm shpesh, ai fillon të rezonojë.

Mjafton të marrim botimin e javës së kaluar të Vrasja në një natë vere [Murder on a Midsummer Night], romanit më të fundit për fëmijë nga Lucy Strange. Edhe pse ajo njihet më së shumti për letërsinë e saj historike, kësaj here historia zhvillohet në kohët bashkëkohore dhe po ashtu janë edhe supozimet mbi të cilat mbështetet: nuk derdhim lot për viktimën e vrasjes në histori, Magnus Kuperin, një njeri "shumë i pasur" që zotëron vreshta në Francë. "Gjithmonë një njeri i pa empati" është gjëja më pak fyese që dikush arrin të thotë për të.

Kuperi është një nga qindra antagonistët modernë të letërsisë, pasuria e të cilëve paraqitet si pjesë e provave kundër tyre. Në Shpëtimi i Rejvënvudit [The Rescue of Ravenwood, 2023] nga Natasha Farrant, një burrë me "ten portokalli" dhe një "SUV që shkëlqen" rezulton të jetë një zhvillues pronash që planifikon të presë një pemë shekullore për t'i hapur rrugë një parkingu. Në Hajnat e mirë [The Good Thieves, 2019] të Katherine Rundellit, personazhi negativ është Viktor Sorotori, një manjat që ka mashtruar një plak duke ia marrë shtëpinë. Lista vazhdon.

Jo shumë kohë më parë, lexuesit e rinj do të ishin falur po të kishin menduar se njerëzit me para ishin të aftë të silleshin mirë. Kur Arthur Ransome u ul të shkruante Dallëndyshet dhe amazonat [Swallows and Amazons, 1930], ndoshta nuk i shkoi ndër mend se familja Uoker ishte moralisht e paqartë thjesht për faktin se kishte shërbëtorë dhe varka me vela. Po kështu, në Kullat Malori [Malory Towers, 1946-1951] të Enid Blytonit, shumë vajza prej familjeve të pasura janë jashtëzakonisht të këndshme. (Guendolina e llastuar vjen nga një prej familjeve më pak të pasura të shkollës.) Ndërsa te Kali i vogël i bardhë [The Little White Horse, 1946] nga Elizabeth Goudge, Mari Meriuedhër rritet nën kujdestarinë e kushëririt të saj të dashur, Benxhaminit, në rezidencën Munakër Menor, në një histori që respekton përgjegjësitë dhe traditat pronarëve të tokave. Sot, për dallim, pasuria dhe privilegji kanë më pak gjasa të jenë moralisht neutrale.

Natyrisht, nuk janë risi personazhet e pasur negativë në letërsinë për fëmijë. Dickensi e sulmoi vazhdimisht lakminë e figurave si Skruxhi - dhe ekziston një traditë e kahershme letrare e maskarenjve lakmitarë. Te Luani, shtriga dhe dollapi [The Lion, the Witch and the Wardrobe, 1950], Shtriga e Bardhë zotëron pasuri dhe madhështi të jashtëzakonshme si Mbretëresha e Narnisë. C. S. Lewis e paraqet pasurinë e saj si pjesë të fuqisë joshëse të tiranisë. Ajo ka pasueset e saj te Kruela de Vil, personazhi përbindësh nga Njëqind e një dalmatinët [The Hundred and One Dalmatians, 1956] i Dodie Smithit, si dhe te disa nga krijimet më të neveritshme të Roald Dahlit, si Kryeshtriga e Madhe jashtëzakonisht e pasur te Shtrigat [The Witches, 1983] - një tjetër grua që kakaris, kësaj here e përcaktuar të shfarosë fëmijët. Te personazhet e tilla, pasuria është vetëm një nga disa elemente zbukuruese në portretin e një ligësie të ekzagjeruar.

Megjithatë, antagonistët e sotëm kanë më shumë gjasa të jenë biznesmenë sesa qenie fantastike. Zhvilluesi i pronave te Shpëtimi i Rejvënvudit i Natasha Farrantit, nuk është i interesuar për sundimin e botës; "krimi" i tij është dëshira për të shkatërruar, për përfitim, një habitat natyror. Ndërsa, Viktor Sorotori i Katherine Rundellit është një manjat i pamëshirshëm, pasuria e të cilit i mundëson të frikësojë ata që janë më pak fatlumë. Pra, nuk është për t'u habitur që legjenda e Robin Hudit ka marrë një ngjyrim dukshëm bashkëkohor - me tregimet e Michael Morpurgos dhe Rob Lloyd Jonesit që i shtohen një numri gjithnjë e më të madh të ritregimeve moderne. Në një version të fundit të ilustruar nga Bethan Woollvini - për fëmijë nga tre deri në gjashtë vjeç - Robin Huditi paraqitet si vajzë dhe lexuesi kënaqet duke e parë t'ia japë ndëshkimin e merituar Sherifit "lakmitar, të kalbur dhe të pasur".
Njeriu pyet veten se çfarë ndryshimesh do t'i kishte sugjeruar një bord redaktues Charles Dickensit, po ta kishte dorëzuar sot Oliver Tuistin te një botues. Braunlou, me shtëpinë e tij elegante në Londër dhe pasurinë e tij të pavarur, me siguri do të kishte ngjallur dyshime. Ndoshta Dickensit do t'i duhej t'i shtonte një lidhje familjare me tregtinë historike të skllevërve, ose një skemë të shmangies së taksave përmes parajsave fiskale - ose, të paktën, një plan për ta shndërruar shtëpinë në apartamente luksoze. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

'Gasoline-like smell' reported across parts of central S'pore, NEA monitoring the situation

Mothership - Latest

'Freedom of expression carries responsibilities': Shanmugam on Bloomberg defamation case

Mothership - Latest

Couple sues Clementi condo management after termites damaged house, gets awarded S$53,000

Mothership - Latest

Telegrafi의 다른 기사

Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh

Telegrafi - Lajme

Rritja e çmimit të biletave të transportit publik në Prishtinë, LVV dorëzon padi në Gjykatën Supreme

Telegrafi - Lajme

​Lista Serbe hesht pas deklaratave të Paunoviqit për “spastrim etnik” në Kosovë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.