오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

​Haliti: PDK nuk duhet ta përjashtojë një marrëveshje me LVV-në

Telegrafi - Lajme
​Haliti: PDK nuk duhet ta përjashtojë një marrëveshje me LVV-në

Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet ta përjashtojë mundësinë e një marrëveshjeje politike me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë ish-deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti. Sipas tij, një bashkëpunim i tillë duhet të ndërtohet mbi një marrëveshje për qeverinë dhe jo vetëm për zgjedhjen e presidentit.

Në emisionin “Intervista e Javës” në KosovaPress, Haliti deklaron se çdo marrëveshje ndërmjet dy partive duhet të garantojë një program të përbashkët qeverisës për një mandat të plotë katërvjeçar.

Megjithatë, ai shton se brenda PDK-së ka zëra që e kundërshtojnë një bashkëpunim të tillë dhe çështja duhet të trajtohet në mënyrë demokratike.

“Unë po them që ne mund të merremi vesh për presidentin, por paraprakisht duhet të merremi vesh për qeverinë, për bashkëqeverisje. Në qoftë se Partia Demokratike pranon bashkëqeverisjen, edhe VV-ja pranon bashkëqeverisjen me Partinë Demokratike, atëherë zgjidhet presidenti dhe fillojnë negociatat për zbatimin e një projekti të përbashkët, një programi të përbashkët i cili duhet të zgjasë 4 vjet qeverisje...Unë po them numrat janë. Nuk jemi të gjithë një mendje. Domethënë që ka edhe kundër koalicionit në PDK ka zëra edhe kundër një koalicioni me VV-në. Kjo çështje duhet të diskutohet në organet e partisë, duhet të diskutohet në këshill drejtues. Në qoftë se s'ka pajtueshmëri, po them të duhur, atëherë normalisht është demokratike dy mendimet futen në vota dhe ajo del një vendim i cili është i obliguar për të gjithë... Unë kam mendimin tim. Që nuk është keq me bë marrëveshje. Sepse ne nuk jemi armiq në mes veti. Jemi kundërshtarë politikë. Nuk e besoj që bëhet, të drejtën me ju thënë. Por, gjithçka mund të ndodhë”, thekson ai.

Ai përmendi Sami Lushtakun si një nga figurat që publikisht ka shprehur rezervat ndaj një koalicioni me LVV-në, duke shtuar se ai nuk është i vetmi me këtë qëndrim.

“E kam dëgjuar Samiun. Është e drejtë e tij, është me pas mendimin e tij. Samiu nuk është një zë i vetmuar. Samiu është një, po them është një person që përfaqëson një zonë dhe një numër të madh të elektoratit që ka një ndikim të madh në parti dhe ajo që e thotë Samiu duhet me u shqyrtuar... Nuk kam rastisur ndonjëherë që Samiu të më thotë mua që jemi edhe për të kaluarën edhe për të sotmen bashkë. Nuk ka ndodhur me më thënë që unë s'pajtohem me këtë dhe s'duhet ta bëni kështu si po them unë. Ai çfarë ka thënë e ka thënë publikisht, ndoshta ka raporte më intime me të tjerët. Por në raport me mua unë s'kam pasur asnjë rast që...Ai ka qëndrimet e veta në këtë aspekt. Ka pasur përplasje politike me njerëz të Vetëvendosjes, me Vetëvendosjen, ka mendimin e tij politik. Është krejtësisht normale me qenë dikush kundër bashkëpunimit me VV-në”, thekson ai.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Haliti tha se në mungesë të një marrëveshjeje për qeverisje, PDK-ja nuk ka detyrim të mbështesë kandidatin për president. Megjithatë, sipas tij, partia mund të marrë vendime që shmangin bllokimin e institucioneve.

“Në qoftë, unë mendoj që në qoftë se nuk ka koalicion të me VV-në, atëherë PDK-ja s'ka ndonjë obligim për presidentin. Por në qoftë se arsyeshmëria mbizotëron mbi interesat, arsyeshmëria po them për t'i krijuar institucionet dhe për ta nisur trenin ku ka mbetur i Kosovës, atëherë unë besoj që do të duhej që Partia Demokratike të përgatitet për një betejë të madhe brenda për brenda partisë, në kuptimin pozitiv, për me konsoliduar partinë dhe të përgatitet që 4 vjet me qenë në opozitë... S'ka kandidat konsensual, kjo është politikë. Në politikë ka interesa të dyanshme. Tani unë nuk e di kush mundet me qenë ai presidenti konsensual mes PDK-së edhe Vetëvendosjes”, potencon ai.

Haliti tregon edhe kushtet që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ia ka paraqitur liderit të LVV-së, Albin Kurti, në takimin e tyre të fundit më 10 korrik.

“Në qoftë se është ndërprerë gjithçka, pas propozimeve ose pas kushteve që i ka qit zoti Hamza, është, e ka ndërprerë dhe e ka pamundësuar më tutje bisedimin. Unë nuk e di. S'kam qenë unë aty, dhe s'jam, s'jam zëdhënës i zotit Hamza. Nuk e di, nuk e di tamam, por unë po besoj që i ka qit kushtet të cilat i ka PDK-ja. Po s'është problemi a mund t'i paraqesim, por unë po besoj që ky projekti për zbatimin e atij projektit ekonomik që e ka pasur Bedriu si kandidat për kryeministër, edhe për koalicionin. Po them, nuk mundet me pas koalicion sepse po e zgjedhim një president të propozuar nga PDK-ja, edhe që s'është i PDK-së. Absolutisht s'mundet me pas koalicion. Mundet me pas, mundet me pas përgjegjshmëri politike të kryetarit të partisë, të partisë, për të mos e bllokuar procesin. Vendimi i pa i palëvizshëm, i pandryshueshëm, që ne të mbesim në opozitë dhe ta zgjedhim presidentin për t'i hapur mundësi zgjedhjes”, shton ai.

Në intervistë, Haliti komenton edhe zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke mohuar se PDK-ja ka ndonjë preferencë për garën e brendshme për udhëheqjen e kësaj partie, teksa foli edhe për raportet e tij me kryetarin e Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

“Jo s'e, jo se tani thonë, e ka zgjedhur PDK-ja atë që vjen mbrapa, mbas tij. Jo. Jo s'ekziston. Nuk e besoj, nuk e besoj që ka. Nuk e besoj. Ka njëherë që kanë miqësi e raporte miqësore me njëri-tjetrin, por mendoj që nuk ka aq afinitet, aq afërsi mes dy partive sa me diskutuar a po ju pëlqen ju kryetari jonë apo jo. Shiko, partitë kanë preferenca gjithmonë ose pretendojnë me e pas mik kryetarin. Pse? Sepse mundin me u marrë vesh më mirë, më lehtë me të. Për vendimet e më të mëtutjeshme. Por unë mendoj që secila parti, edhe PDK-ja, duhet t'i urojë që LDK-ja me qenë parti serioze, parti e bashkuar, parti e idealeve të tyre dhe me vazhduar jetën politike në Kosovë...(Raportet me Gazmend Muhaxherin) Po sigurisht që kam raporte të mira. Pse jemi në koalicion në komunë nuk domethënë që unë kam ndikim te kërkesat e tij për shkarkimin ose zgjedhjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike. Të drejtën me të thënë akoma nuk kam folur me të, a ka preferencë dhe si i kanë punët”, përfundon Haliti. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

[Renewed Clashes Between Yemeni Gov't Forces and Houthis in Hodeidah

Yemen Online

"The Odyssey" Makes Strong Debut with $17.6 Million in Preview Earnings

Jordan News

US Military: 50,000 of Our Troops Are Deployed in the Middle East

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Spanja kampione e botës, fiton me mund ndaj Argjentinës

Telegrafi - Lajme

Drama e re horror e Netflix-it që po mahnit shikuesit - merr vlerësime të mëdha

Telegrafi - Lajme

Zjarre fushore në Prizren, situata nën kontroll por me vatra ende aktive

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.