미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Komuna e Fushë Kosovës  mundëson qasje falas në internet në zonën e Shtëpisë së Kulturës dhe Stacionit të Trenit

Telegrafi - Lajme
Komuna e Fushë Kosovës  mundëson qasje falas në internet në zonën e Shtëpisë së Kulturës dhe Stacionit të Trenit

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se, në bashkëpunim me Telekomin e Kosovës, ka mundësuar qasje falas në internet (Wi-Fi) për qytetarët në zonën e Shtëpisë së Kulturës dhe Stacionit të Trenit.

Sipas njoftimit, ky shërbim i ri ka për qëllim të përmirësojë shërbimet publike dhe të kontribuojë në krijimin e një qyteti më modern, më të lidhur dhe më funksional për qytetarët.

Investimet në këtë drejtim do të vazhdojnë edhe në Rrugën “Dardania” dhe në zona të tjera të Komunës së Fushë Kosovës, me qëllim që qasja në internet falas të zgjerohet dhe të jetë e disponueshme për një numër sa më të madh të qytetarëve.

Sipas komunës, këto iniciativa janë pjesë e përpjekjeve për ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe zhvillimin e një mjedisi urban më të avancuar. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.