관련 뉴스2건2개 미디어
general
중도 성향

Shmangie nga tatimi, inspektohen 35 auto-parkingje në komunën e Gjilanit dhe Vitisë – evidentohen shkelje

Telegrafi - Lajme
Shmangie nga tatimi, inspektohen 35 auto-parkingje në komunën e Gjilanit dhe Vitisë – evidentohen shkelje

Inspektorati Qendror i Punës (IQP), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka realizuar një aksion të përbashkët inspektues në komunat e Gjilanit dhe Vitisë.

Aksioni është zhvilluar në gjithsej 35 auto-parkingje, me qëllim të verifikimit të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe evidentimit të parregullsive që lidhen me veprimtarinë e këtyre subjekteve.

“Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të ndryshme, për të cilat kanë ndërmarrë veprimet përkatëse institucionet kompetente, secila në përputhje me mandatet dhe përgjegjësitë e saj ligjore”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë kanë njoftuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Viti dhe Gjilan 17.07.2026-09:30. Më datën 17.07.2026 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese: Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka realizuar një aksion inspektimi në 35 auto parkingje në qytetet Gjilan dhe Viti”, thuhet në raportin policor.

Policia po ashtu njofton se gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje me të cilat janë marrë institucionet përkatëse. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.