Protestë te Parlamenti në Tiranë, vezë kundër deputetëve, qytetarët “bëjnë paqe” me policinë

Seanca plenare ishte parashikuar për në orën 12:00, por protestuesit nisën grumbullimin shumë më herët.
Teksa akrepat e orës shënonin orën 10, qytetarët nisën protestën e tyre, me thirrje njësoj sin ë tubimet e çdo mbrëmjeje para kryeministrisë.
Policia këtë herë kishte marrë masat duke dislokuar qindra efektetivë në terren dhe kishte krijuar një perimetër sigurie, shkruan A2 CNN.
Me vezë në duar protestuesit qëndruan me orë të tëra në pritje të deputetëve, ku pavarësisht largësisë nga hyrja kryesore e Kuvendit një pjesë e mjeteve të ligjvënësve u godit me breshëri.
Qytetarët nuk kishin në shënjestër vetëm socialistët, por edhe demokratët. Këta të fundit pasi i dhanë fund bojkotit në seanca zgjodhën hyrje alternative për t’u futur në sallë duke shmangur edhe kontaktin me protestuesit.
Teksa seanca nisi, e bashkë me të dhe debatet protestuesit nisën të shpërndahen duke lënë pas policinë. Makina ujëhedhëse që nuk u përdor kundër qytetarëve, u vendos në punë pas ikjes së tyre për të larë rrugët e mbushura me vezë.
Me vezë në duar protestuesit qëndruan me orë të tëra në pritje të deputetëve, ku pavarësisht largësisë nga hyrja kryesore e Kuvendit një pjesë e mjeteve të ligjvënësve u godit me breshëri.
Qytetarët nuk kishin në shënjestër vetëm socialistët, por edhe demokratët. Këta të fundit pasi i dhanë fund bojkotit në seanca zgjodhën hyrje alternative për t’u futur në sallë duke shmangur edhe kontaktin me protestuesit.
Teksa seanca nisi, e bashkë me të dhe debatet protestuesit nisën të shpërndahen duke lënë pas policinë.
Makina ujëhedhëse që nuk u përdor kundër qytetarëve, u vendos në punë pas ikjes së tyre për të larë rrugët e mbushura me vezë.
- YouTube www.youtube.com ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요