Burnham merr drejtimin e Partisë Laburiste, të hënën bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe

ONP Summary
Andy Burnham was chosen as Labour Party leader on Friday, succeeding Keir Starmer, and will assume office as Prime Minister on Monday. He pledged to unite the country and counter populist challenges, outlining his vision for government through a speech.
Progressive:New beginning — Progressive outlets frame Burnham's rise as an opportunity to reset Britain's direction after years of political turmoil.
Moderate:Transition moment — Moderate outlets report the succession as an orderly process in which the new leader articulates his governing vision.
Conservative:Leadership challenge — Conservative outlets emphasize whether Burnham can unite the country and address political threats like populist Reform UK.
Andy Burnham është zgjedhur lider i ri i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe dhe të hënën do të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit, duke pasuar Keir Starmerin.
Konfirmimi erdhi në konferencën e jashtëzakonshme të partisë, pasi ishte kandidati i vetëm dhe kishte siguruar mbështetjen dërrmuese të deputetëve, sindikatave dhe degëve lokale të Laburistëve, raporton reuters.
Burnham, 56 vjeç, ish-kryetar i Greater Manchesterit dhe ish-ministër në qeveritë e Tony Blair dhe Gordon Brown, premtoi se do të udhëheqë një qeveri të bashkuar dhe se do të rikthejë besimin e qytetarëve në politikë.
Në fjalimin e tij të parë si lider i Laburistëve, ai deklaroi se synon të transferojë më shumë kompetenca nga Londra drejt rajoneve të vendit, të nxisë rritjen ekonomike dhe të ndërmarrë masa për përballimin e krizës së kostos së jetesës.
Gjithashtu, ai u zotua se do të formojë një kabinet gjithëpërfshirës dhe do të prezantojë së shpejti prioritetet e qeverisë së re.
Sipas procedurës kushtetuese britanike, Keir Starmer do t'ia paraqesë të hënën dorëheqjen mbretit Charles III, pas së cilës Burnham do të mandatohet për të formuar qeverinë e re dhe do të bëhet zyrtarisht kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요