미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

U përurua lapidari memorial "Rrasa e Zogut" në Bjeshkët e Junikut

Telegrafi - Lajme
U përurua lapidari memorial "Rrasa e Zogut" në Bjeshkët e Junikut

Komuna e Junikut ka njoftuar se në Bjeshkët e Junikut u përurua sot lapidari memorial te “Rrasa e Zogut”, në nderim të dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkujtim të ngjarjeve të 17 korrikut 1998.

Sipas organizatorëve, në këtë vend kaluan mbi 1.400 ushtarë të UÇK-së duke transportuar armatim, ndërsa kolona u përball me një pritë të forcave serbe, ku ranë dëshmorë dhe u plagosën shumë luftëtarë.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues institucionesh, shoqatash të dala nga lufta dhe qytetarë. Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, vlerësoi rëndësinë e memorialit për ruajtjen e kujtesës historike, ndërsa lapidari u zbulua në praninë e pjesëmarrësve të betejës, familjarëve të dëshmorëve dhe përfaqësuesve institucionalë.

Lapidari do të shërbejë si simbol i përhershëm i sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe i rrugës së Kosovës drejt lirisë. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.