관련 뉴스2건2개 미디어
general
중도 성향

Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes: Fëmijët të mos lihen në automjete, as për pak minuta

Telegrafi - Lajme
Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes: Fëmijët të mos lihen në automjete, as për pak minuta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar se vapa mund të ndikojë seriozisht në shëndetin e qytetarëve.

Përmes një njoftimi, IKSHPK rekomandon që qytetarët të pinë ujë rregullisht dhe të shmangin pijet me sheqer dhe alkool. Po ashtu, këshillohet që të kufizohen daljet në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga 11:00 deri në 17:00, si dhe të qëndrohet në ambiente me hije ose të freskëta.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të veshin rroba të lehta, prej pambuku dhe me ngjyra të hapura, ndërsa kërkon kujdes të veçantë për të moshuarit, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

Njëkohësisht, IKSHPK rikujton se fëmijët nuk duhet të lihen as për pak minuta brenda automjeteve, pasi temperatura në makinë rritet shumë shpejt dhe mund të paraqesë rrezik serioz për jetën.

Instituti gjithashtu rekomandon hidratim të vazhdueshëm, përdorimin e kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, mbrojtjen e syve dhe kokës me kapelë ose syze, si dhe kujdes ndaj simptomave të goditjes nga nxehtësia, si lodhja, marramendja dhe dhimbja e kokës. Në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, qytetarët këshillohen të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.