오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스27건7개 미디어
중도 성향 83%보수 성향 17%
진보 성향 매체엔 안 보이는 이슈
N1
중도 성향 83%보수 성향 17%
진보 성향 매체엔 안 보이는 이슈
Telegrafi
KOHA.net
Baltic News Network
TASS English
Digi24
The Straits Times World
N1
general
중도 성향

​Kamberi: Deklaratat e ministres serbe kanë krijuar frikë dhe pasiguri te shqiptarët në Luginë të Preshevës

Telegrafi - Lajme
​Kamberi: Deklaratat e ministres serbe kanë krijuar frikë dhe pasiguri te shqiptarët në Luginë të Preshevës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se qëndrimet e ministres serbe Snezhana Paunoviq kanë shkaktuar shqetësim dhe ndjenjë pasigurie te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Më 12 korrik 2026, gjatë një interviste të dhënë medias serbe "Kurir", në cilësinë e ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq ka deklaruar: “Po të isha unë Sllobodan Millosheviq do ta kisha bërë spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.”

Sipas Kamberit, edhe pse Paunoviq nuk ka kompetenca për të ndërmarrë veprime në Kosovë, deklaratat e saj kanë ndikim të drejtpërdrejtë te komuniteti shqiptar në Luginë, veçanërisht sa i përket ndjenjës së sigurisë dhe qetësisë.

Kamberi ka theksuar se pozita institucionale e ministres, e cila mbulon fusha që lidhen me administratën publike dhe regjistrat qytetarë e zgjedhorë, rrit shqetësimet te shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ai ka paralajmëruar se çdo politikë që mund të ndikojë në statusin e qytetarëve apo në përbërjen demografike të zonës do të shihej si kërcënim serioz.

“Zonja Paunoviq duke mos pasur as kompetencën më të vogël me bë diçka në Kosovë. Por deklarata e saj drejtpërdrejt reflekton mbi ndjenjat, mbi sigurinë, mbi qetësinë e shqiptarëve këtu në Luginë të Preshevës. Sepse nëse ambicia e saj është të shpërngulë dy milionë shqiptarë të Kosovës, ajo si ministre e pushtetit lokal, e cila mbikëqyr regjistrat zgjedhorë, e cila statusin e qytetarëve e mbikëqyr atje në ministrinë e saj, e ka më lehtë politikën e saj të spastrimit etnik ta zbatojë në Luginë të Preshevës... Po sigurisht që kur vjen nga një ministre, përgjegjëse për shumë të drejtat qytetare, nga një qeveri e cila hesht, nga presidenti i cili mundohet të relativizojë deklaratën e saj dhe nga kryetari i Partisë Socialiste që njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministër edhe ministër i Punëve të Brendshme, vendi për frikë është i realshëm. Prandaj edhe, edhe shqetësimet edhe te unë edhe te Luginës së Preshevës dhe te shqiptarët këtu... Është deklaratë që nxit shqetësime, por ne nuk do të dorëzohemi para çfarëdo kërcënimi që mund të vijë nga Beogradi, qoftë ai i vërtetë apo imagjinar. Sepse kërcënimet e saj ndaj Kosovës janë vetëm imagjinare, Luginën e Preshevës ka kompetenca për të bërë veprime antinjerëzore, anticivilizuese, dhe që mund të çojnë në zvogëlimin e numrit të shqiptarëve. Por kjo nuk do të thotë se ne, pavarësisht deklaratave që vijnë nga Beogradi, do të dorëzohemi. Beteja jonë politike vazhdon, beteja jonë për të drejta ka me vazhdu, e do të duhet të jemi edhe më të ashpër edhe më këmbëngulës në kërkesat e tona që janë të drejta dhe që janë në mënyrë absolute konform atyre parimeve që e përbëjnë fundamentin e Bashkimit Evropian”, thotë ai.

Ai tha se pavarësisht deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq për distancim nga qëndrimet e Paunoviçit, përpjekjet për relativizimin e tyre tregojnë, sipas tij, se një pjesë e establishmentit politik serb nuk është shkëputur plotësisht nga trashëgimia politike e viteve ’90.

“Tregon një mendësi të pandryshuar, një mendësi që i vjen keq që Millosheviqi nuk e kryejti punën, prandaj edhe është ndërruar. Jo një mendësi e cila nuk e ka përllogaritur gjithë ato që kanë kaluar, gjithë ato që janë zhvilluar dhe dëmin që vetë Serbia e ka pasur nga ato luftëra të përgjakshme, nuk e sheh se gabimi ka qenë fatal në radhë të parë për serbët. Por kjo flet se qeveria e Serbisë, aktualisht, edhe pse kemi zëra edhe nga presidenti dhe nga kryeministri të cilët distancohen në një formë nga deklarata e zonjës Paunoviq, duke tentuar ta relativizojnë deklaratën e saj, dëshmojnë se ata nuk janë larguar nga mendësia e Millosheviqit. Në fakt edhe Vuçiq, edhe Daçiq, janë bijtë politikë të liderëve si Millosheviqi dhe Shesheli dhe nuk mund të pritet diçka më konkrete nga një establishment i tillë që në Serbi për vite me radhë po e mohon politikën gjenocidale që ky shtet e ka bërë në vitet '90, duke e relativizuar krimet, duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë, duke mohuar të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë dhe duke tentuar që t'i baraspeshojnë të gjitha ato luftëra që kanë ndodhur, me fajin e dhe të tjerëve, jo vetëm të Serbisë”, shton ai.

Kamberi bën të ditur se veçse ka nisur procedurat për shkarkimin e ministres serbe Snezhana Paunoviq.

Ai deklaron se po synon mbledhjen e mbështetjes nga deputetë opozitarë të partive pro-evropiane, të cilët do t’i bashkoheshin kërkesës së grupit të tij parlamentar për largimin e ministres nga qeveria.

Sipas tij, vendimi për shkarkimin e Paunoviçit nuk varet vetëm nga procedura parlamentare, por edhe nga vlerësimi politik i presidentit serb Aleksandar Vuçiq për dëmin që mund t’i shkaktojë qeverisë qëndrimi i saj në detyrë.

Kamberi ka thënë se një faktor i rëndësishëm do të jetë edhe reagimi i Bashkimit Evropian, duke kërkuar që qëndrimi i BE-së të jetë më konkret dhe jo vetëm në formë deklaratash.

“ Po mund të ndodhë, mund të ndodhë shkarkimi. Unë kam nisur procedurën. Shpresoj sot shumë të arrijmë të mbledhim një numër të konsiderueshëm të nënshkrimeve të deputetëve opozitarë të partive pro-evropiane, të cilët i bashkëngjiten kërkesës së grupit tim parlamentar për shkarkimin e saj. Por, a do ta shkarkojnë apo jo, varet nga vlerësimi që Vuçiq do ta bëjë te çfarë dëmi dhe sa dëm mund t'i sjellë qëndrimi i saj edhe më gjatë në qeveri. Pra, thjesht ajo varet nga një vlerësim që Vuçiq do të duhet ta ketë, dhe nga reagimet, në radhë të parë, të Bashkimit Evropian që duhet të vijnë. A do të jenë ato reagime si të herave të kaluara, kur zonja Bërnabiq pat deklaruar se shqiptarët janë njerëz që kanë zbritur nga mali, pati disa reagime të vakëta por jo një reagim konkret, a do të jetë reagimi i BE-së me një deklaratë, siç ju thashë dje, apo do të ketë edhe kërkesa konkrete për shkarkimin e saj...Unë pres që Bashkimi Evropian të luftojë për fundamentet që e ndërtojnë këtë. E kjo është në radhë të parë, gjykimi i ashpër dhe intoleranca zero ndaj politikave që promovojnë spastrimin etnik, krimet e luftës, glorifikojnë kriminelët e luftës, që glorifikojnë krimet e luftës dhe që mohojnë gjenocidin dhe ato krime që janë kryer”, thekson Kamberi.

Ai thotë se skenën politike serbe ka pak figura që mbajnë qëndrime të ndryshme nga ato të ministres Snezhana Paunoviq.

Sipas Kamberit, një pjesë e opozitës parlamentare serbe, veçanërisht ajo që kundërshton integrimin në Bashkimin Evropian dhe favorizon afrim më të madh me Rusinë, ka qasje të ngjashme me pushtetin aktual sa i përket trajtimit të së kaluarës së luftës dhe krimeve të viteve ’90.

Kamberi ka thënë se deklaratat e Paunoviqit nuk kanë qenë thjesht reagime emocionale, por, sipas tij, kanë shprehur hapur një bindje që ekziston te një pjesë e politikës serbe.

“mjerisht, në politikë pak ka njerëz në Serbi që mendojnë ndryshe nga zonja Paunoviq. Një pjesë e opozitës, e cila është parlamentare, e cila është kundër integrimeve në BE, është për bashkëpunim me Rusinë, është e ngjashme me atë që pushteti promovon për vite, që e thashë te mohimi i krimeve të luftës. Dhe zonja Paunoviq nuk ka folur me emocione, ajo ka folur ndoshta me sinqeritetin më të madh për atë çfarë mendon ajo dhe një pjesë e madhe e kësaj qeverie aktuale dhe e qeverive të ndryshme që Serbia ka pasur ndër vite”, përfundon ai. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

26건 · 7개 매체
중도 성향 83%보수 성향 17%
5개 매체1개 매체

Paunoviqi ka kompetenca “ta zvogëlojë” numrin e shqiptarëve në Luginë, thotë Kamberi

KOHA.net - Lajme
중도 성향

Deklarata e Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Telegrafi - Lajme
중도 성향

Serbia to continue supporting Ukraine, but won’t pressure Moscow

Baltic News Network
중도 성향

Serbia to stay out of military anti-Russian coalition being created by EU — Vulin

TASS English
기타

Preşedintele Serbiei a refuzat să semneze declaraţia finală a summitului Ucraina - Europa de Sud-Est care a avut loc la Kiev

Digi24 - Stiri
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Universidad Hispanoamericana y Casita de Amor realizarán jornada de castración para apoyar rescate animal

Delfino.cr - Portada

Director costarricense Sebas Coto firma el videoclip de "VELOCIDADE" para Santos Bravos

Delfino.cr - Portada

Perfilamiento algorítmico, OSINT y Ley 8968: lo que todo contribuyente debería poder preguntar

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Volkswagen ID Cross zbulohet si rival i Renault 4

Telegrafi - Lajme

Grupi BALFIN dhe IFC forcojnë partneritetin strategjik për zhvillimin e shërbimeve financiare digjitale

Telegrafi - Lajme

After reactions and protests, Zelensky: Fedorov will remain in my team

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.