Përgënjeshtrohen zërat për martesën e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez - ende nuk është caktuar data e dasmës

ONP 요약
Los medios portugueses afirman que la boda de Cristiano Ronaldo y Georgina Rodríguez está programada para el sábado 1 de agosto, pero su círculo cercano niega la noticia. Mientras tanto, la conversación pública gira también alrededor de la posible aparición de Ronaldo en una serie de televisión y su ambición continua.
진보 성향:Career pivot — los medios progresistas destacan el debut actoral de Ronaldo, minimizando las especulaciones nupciales.
중도 성향:Wedding speculation — los medios moderados informan sobre la fecha rumorosa sin confirmación oficial.
보수 성향:Ambition narrative — los medios conservadores enfocan la boda como parte de la ambición y el estilo de vida de Ronaldo.
Thashethemet se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të martoheshin këtë fundjavë kanë pushtuar rrjetet sociale, por ato janë përgënjeshtuar.
Sipas raportimeve të revistës ¡HOLA!, çifti nuk do të zhvillojë ceremoninë martesore këtë fundjavë, pavarësisht spekulimeve të shumta online.
Zërat nisën pasi një televizion portugez publikoi një ftesë të pretenduar dasme, ku thuhej se Ronaldo dhe Georgina do të martoheshin më 1 gusht në Quinta da Regaleira, në Sintra të Portugalisë.
Cristiano dhe Georgina
Madje u raportua se të ftuarit do të duhej të visheshin me të zeza, një detaj që shtoi edhe më shumë kuriozitetin.
Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga ¡HOLA!, dasma nuk do të mbahet këtë fundjavë.
Edhe vetë aktivitetet e planifikuara në atë vend duket se nuk lidhen me një ceremoni private, pasi prona historike vazhdon të jetë e hapur për vizitorët.
Georgina dhe Cristiano
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë së bashku prej gati një dekade.
Lidhja e tyre nisi larg vëmendjes së publikut, por me kalimin e viteve ata janë kthyer në një nga çiftet më të njohura në botë.
Georgina ka treguar më parë se dëshiron një dasmë intime dhe jo një event madhështor publik.
Cristiano dhe Georgina
Ajo ka folur edhe për unazën e fejesës që Ronaldo i dhuroi, duke e cilësuar si një bizhuteri shumë të veçantë.
Aktualisht, çifti po shijon kohë me familjen dhe miqtë, me pushime të qeta që përfshijnë ditë në plazh, not, golf, vakte familjare dhe stërvitje.
Për Ronaldon, kjo periudhë vjen pas një tjetër arritjeje historike në karrierë, pasi ai u bë futbollisti i parë që ka shënuar në gjashtë turne të ndryshme të Kupës së Botës.
Georgina
Nuk ka ende një datë zyrtare për martesën, ndërsa rikthimi i tij te Al Nassr dhe angazhimet sportive pritet ta bëjnë më të vështirë organizimin e një ceremonie në afat të shkurtër.
Sipas raportimeve, një martesë në fund të këtij viti ose më vonë duket më e mundshme.
Cristiano dhe Georgina
Ndërkohë, çifti vazhdon jetën në Arabinë Saudite, ku përveç karrierës së Ronaldos kanë bërë edhe investime në prona luksoze. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요