오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Islami: Serbia po vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër institucioneve të Kosovës

Telegrafi - Lajme
Islami: Serbia po vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër institucioneve të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke i cilësuar ato si vazhdimësi të propagandës dhe luftës hibride të Serbisë kundër institucioneve të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Islami tha se pretendimet e Petkoviqit se pjesëtarët e Policisë së Kosovës synonin të krijonin një "Gazimestan të ri" gjatë kremtimit të festës në Manastirin e Kryeëngjëllit të Shenjtë në Prizren janë pjesë e narrativës së njohur të Beogradit.

"Vazhdon lufta hibride dhe propaganda e Serbisë kundër institucioneve të Kosovës. I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, paska deklaruar se kinse pjesëtarët e Policisë së Kosovës dëshironin një 'Gazimestan të ri' dhe synonin të provokonin situatën gjatë kremtimit të festës në Manastirin e Kryeëngjëllit të Shenjtë në Prizren", ka shkruar Islami.

Sipas tij, deklarata të tilla synojnë të krijojnë përshtypjen se institucionet e Kosovës ushtrojnë presion ndaj komunitetit serb dhe kufizojnë të drejtat e tij.

"Kjo deklaratë është vetëm vazhdimësi e narrativës së njohur të Beogradit, sipas së cilës institucionet tona ushtrojnë 'presion sistematik' ndaj komunitetit serb dhe cenojnë të drejtat e tyre fetare, civile dhe mediale. Nuk ka dyshim se shteti serb asnjëherë nuk e ka ndarë pushtetin nga kisha, duke e shfrytëzuar atë hapur për qëllime politike", është shprehur ai.

Islami ka theksuar se, sipas tij, përmes këtyre deklaratave Serbia synon të paraqesë një realitet të rremë para faktorit ndërkombëtar.

"Përmes këtyre skenarëve, Beogradi tenton të konsolidojë mesazhin e rremë se në Kosovë po kufizohen liritë e serbëve, ndërsa organizimin paqësor të ceremonive fetare e paraqet si dëshmi të 'unitetit dhe qëndrueshmërisë' së tyre", ka deklaruar ai.

Ai ka vlerësuar se Policia e Kosovës kryen detyrat e saj në përputhje me ligjin dhe pa dallim ndaj qytetarëve.

"E vërteta është krejt ndryshe: Policia e Kosovës kujdeset çdo ditë për ruajtjen e rendit, ligjit, si dhe për jetën dhe pronën e çdo qytetari në Republikën e Kosovës, pa asnjë dallim", ka theksuar Islami.

Në fund, eksperti i sigurisë ka pretenduar se deklaratat e fundit të zyrtarëve serbë janë të koordinuara dhe përbëjnë pjesë të një strategjie propagandistike.

"Kohët e fundit po përballemi me një koordinim dhe sinkronizim të qartë të deklaratave agresive ndaj vendit tonë nga krerët serbë (Paunoviq, Vuçiq, Petkoviq etj.). Kjo është lufta hibride e Serbisë për të fituar terren, për të propaganduar para faktorit ndërkombëtar dhe për të luajtur rolin e viktimës. Por, fuqia dhe stabiliteti ynë në aspektin e sigurisë mbeten të palëkundura", ka përfunduar Islami. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Conteo nacional confirma nueve nidos activos y 19 pichones de jabirú en humedales costarricenses

Delfino.cr - Portada

Proyecto habitacional Zona Azul inicia obras en Nicoya con inversión de ₡8.541 millones

Delfino.cr - Portada

M'sia deaf ride-hailing driver sues police & govt after he allegedly got punched & pressured to withdraw assault report

Mothership - Latest

Telegrafi의 다른 기사

Burri sulmon me thikë tre gra në Paris, ndalet nga një polic

Telegrafi - Lajme

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin prestigjioz në SHBA

Telegrafi - Lajme

LSDM kërkon që Qeveria të publikojë rezultatet e analizave: Mbi bazë të cilave parametra është lejuar përdorimi i ujit

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.