미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin prestigjioz në SHBA

Telegrafi - Lajme
Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin prestigjioz në SHBA

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nëntoger Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Maqedoncit, ky është një nga programet prestigjioze të Ushtrisë Amerikane për zhvillimin profesional të oficerëve të inxhinierisë ushtarake.

Për rezultatet e tij të jashtëzakonshme, nëntoger Fazliu është vlerësuar me dy çmime të rëndësishme: “Distinguished Honor Graduate”, si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike, dhe “Iron Man Award”, për arritje të shkëlqyera në përgatitjen fizike.

Maqedonci ka thënë se ky sukses dëshmon profesionalizmin e lartë të kuadrit të FSK-së dhe investimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në edukimin, trajnimin dhe avancimin profesional të oficerëve.

“Urime nëntoger Kushtrim Fazliut për këtë arritje të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Maqedonci. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.