오픈뉴스백과
오늘의 이슈홈라이브뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon SHBA nga Kosova për dialogun strategjik

Telegrafi - Lajme
Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon SHBA nga Kosova për dialogun strategjik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po presin hapa konkretë nga Kosova për të çpezulluar dhe nisur sërish, më pastaj, dialogun strategjik me njëra-tjetrën.

Sipas përfaqësisë së SHBA-së në Prishtinë, gjithçka do të varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme dhe nga funksionalizimi i plotë i institucioneve në vend, ndërsa që potencohet, po ashtu, edhe përmbushja e zotimeve të Kosovës ndaj komunitetit serb.

Në një përgjigje për KosovaPress, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë thotë se ekziston potencial i madh për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha si energjia, siguria kibernetike, mbrojtja, infrastruktura dhe teknologjia.

Megjithatë, ai rikujton se dialogu strategjik SHBA–Kosovë u pezullua në mënyrë të pacaktuar në shtator të vitit 2025 për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë në detyrë.

“Ne presim që të zhvillojmë një dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura. Ekziston një mundësi e madhe për zgjerimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në shumë fusha që do të përfitonin nga kuadri i një dialogu strategjik, nga energjia dhe siguria kibernetike te bashkëpunimi në mbrojtje, zhvillimi i infrastrukturës dhe sektori i teknologjisë. Një bashkëpunim i tillë i thelluar kërkon që të gjitha institucionet qeverisëse të jenë plotësisht të konstituuara dhe funksionale. Shtetet e Bashkuara pezulluan në mënyrë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet që kishte ndërmarrë qeveria në detyrë. Për të rifilluar planifikimin për një dialog strategjik, duam të shohim hapa konkretë nga qeveria në detyrë për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

KosovaPress ka dërguar pyetje te qeveria në detyrë, në lidhje me atë se çfarë hapa konkretë ka bërë Kosova për të kthyer diskutimet për dialogun strategjik me SHBA-në. Përgjigje nuk mori, që nga e hëna.

Në anën tjetër, SHBA nisi një proces të tillë me Serbinë, javën e kaluar, zhvillim ky që nxiti reagime në Kosovë.

Ish deputeti i PDK-së Xhavit Haliti thotë se avancimi i dialogut të Ëashingtonit me Beogradin e pezullimi i tij me Kosovën, është si rezultat i politikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

“Ne kemi me pas probleme të vazhdueshme me Serbinë edhe një kohë bukur të gjatë. Presioni ndërkombëtar mund ta bëjë të vetën që ne të fillojmë rrugëtimin që po na preferojnë edhe miqtë tanë, që t’i tejkalojmë disa çështje dhe t’i japim njëri-tjetrit perspektivë... I ka pezulluar Kosova, jo Serbia, po e them figurativisht. Kosova, me keqqeverisjen e saj, i ka vendosur Amerikës sanksione”, thekson ai.

Nga ana tjetër, ish-diplomati Albert Prenkaj e cilësoi pezullimin e dialogut strategjik si një "kapërcim strategjik" në marrëdhëniet Kosovë–SHBA. Sipas tij, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara do të përfshinte fusha kyçe si bashkëpunimi ekonomik, energjia, siguria dhe mbrojtja.

Prenkaj vlerësoi se zhvillimet e fundit në lidhje me këtë zhvillim tregojnë një zhvendosje të vëmendjes amerikane në Ballkanin Perëndimor drejt Serbisë, ndërsa kritikoi politikën e jashtme të Kosovës, duke e cilësuar atë si jokonsistente dhe jokompetente.

Dialogu strategjik SHBA-Serbi, Prenkaj: Kosova duhet ta lexojë këtë si një “kapërcim strategjik”

“Kosova duhet ta lexojë këtë si një kapërcim strategjik. Kalimi nga komunikimi miqësor i një shteti i cili ka qenë sponsor i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kalon në një shkallë ku pezullohet ky projekt madhor për Kosovën, që është partneriteti strategjik me SHBA-në. Nënshkrimi dhe vazhdimi i dialogut për partneritetin strategjik që përmban tema thelbësore, bashkëpunim ekonomik, energjetik dhe siguri e mbrojtje. Kjo tregon se SHBA-ja fokusin apo vëmendjen e saj për Ballkanin Perëndimor e ka te Serbia. Ndërkaq, Kosova mbetet e vetizoluar si rezultat i një politike të jashtme jokohorente, jo kompetente dhe do të shkojë më tutje duke e quajtur një politikë sharlatane”, thekson ai.

Dialogu strategjik është një formë e bashkëpunimit të rregullt ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe një shteti partner për çështje me rëndësi të përbashkët. Përmes tij, zyrtarët e të dy vendeve zhvillojnë takime periodike për të koordinuar bashkëpunimin në fusha si siguria, mbrojtja, ekonomia, energjia, investimet, teknologjia dhe politika e jashtme.

Kosova dhe SHBA-ja e nisën procesin për krijimin e këtij dialogu në vitin 2024. Megjithatë, në shtator të vitit 2025, SHBA-ja e pezulloi dialogun për shkak të shqetësimeve sipas tyre për veprimet e qeverisë në detyrë në veri të vendit.

Ndërkohë, Serbia zhvilloi një sërë takimesh të nivelit të lartë në Uashington në kuadër të raundit të parë të dialogut strategjik Serbi–SHBA, i cili u mbajt më 17 korrik. Ky dialog u drejtua nga ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. /KP/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Coleccionistas podrán adquirir monedas de la Anexión y la Abolición en BN Shop

Delfino.cr - Portada

PLN rechaza plan de eurobonos del gobierno por $13.500 millones y condiciona una negociación

Delfino.cr - Portada

Guanacaste avanza: más de 82 mil personas han sido beneficiadas por iniciativas de desarrollo impulsadas por Aliarse

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Israel claims Iran has moved nuclear centrifuges deep inside a granite mountain

Telegrafi - Lajme

Izraeli pretendon se Irani i ka zhvendosur centrifugat bërthamore thellë brenda një mali graniti

Telegrafi - Lajme

Pse ende s’u kompletua kalimi i Drilon Hazrollajt te Tirana?

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.