미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Sa minuta duhet të notoni për një bark më të sheshtë?

Telegrafi - Lajme
Sa minuta duhet të notoni për një bark më të sheshtë?

Noti djeg kalori, aktivizon pothuajse çdo muskul dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e yndyrës trupore – por rezultatet varen nga ritmi, vazhdimësia dhe ushqyerja

Pak aktivitete fizike arrijnë njëkohësisht të djegin kalori, të nxisin metabolizmin dhe të aktivizojnë pothuajse çdo muskul të trupit, ashtu siç bën noti. Një orë not me ritëm të lehtë mund të djegë rreth 500 kalori, ndërsa format më intensive, si noti në stilin bretkosë ose në shpinë, mund të djegin deri në 700 kalori.

Sekreti qëndron në faktin se uji është rreth 800 herë më i dendur se ajri dhe ushtron rezistencë ndaj trupit. Muskujt përballen me rezistencë nga të gjitha drejtimet, ndërsa në të njëjtën kohë uji e zvogëlon ngarkesën mbi muskuj dhe nyja – një përparësi që shumica e ushtrimeve jashtë ujit nuk e ofrojnë.

Kur vendosni ta zgjidhni notin si formë rekreacioni, qoftë edhe pas përfundimit të pushimeve verore, është e rëndësishme ta filloni në mënyrën e duhur. Nuk duhet të futeni menjëherë në ujë me intensitet maksimal dhe të prisni që që në ditën e parë të notoni për një orë pa ndërprerje.

Siç shpjegon për “Women’s Health” Joel Shinofield, profesor i notit në Universitetin Washington and Lee në Virxhinia, shumica e njerëzve ndihen të lodhur vetëm pas katër minutash not. Kjo ndodh sepse mushkëritë duhet të përshtaten me një mënyrë tjetër frymëmarrjeje, sistemi kardiovaskular punon ndryshe, ndërsa për të lëvizur në ujë aktivizohet pothuajse çdo muskul i trupit.

Pikërisht për këtë arsye duhet të filloni gradualisht. Me kalimin e kohës, noti mund ta përmirësojë ndjeshëm formën fizike dhe të ndihmojë në zvogëlimin e yndyrës së tepërt, përfshirë edhe atë në zonën e barkut, transmton Telegrafi.

Fillimisht vlerësoni gjendjen tuaj fizike. Edhe nëse jeni notar mesatar, mund të përfitoni nga ky aktivitet, por kohën e kaluar në ujë duhet ta shtoni gradualisht.

Para se të filloni notin, është e rëndësishme t’i ngrohni muskujt. Në këtë mënyrë i përgatitni për qarkullimin më intensiv të gjakut dhe për ngarkesën që i pret gjatë notit. Ngrohjen mund ta bëni edhe duke ecur për disa minuta në ujë të cekët.

Pasi të hyni në ujë, synoni që gradualisht të arrini të paktën 30 minuta aktivitet, në mënyrë që pas disa javësh të vëreni rezultate. Mos harroni të bëni pushime dhe t’i ndërroni stilet e notit për ta përshtatur intensitetin me mundësitë tuaja.

Në fund të fundit, zvogëlimi i yndyrës trupore varet nga lëvizja e vazhdueshme përballë rezistencës, intensiteti i ushtrimeve dhe shpenzimi i përgjithshëm i energjisë, e jo vetëm nga stili i notit që zgjidhni.

Pas përfundimit të stërvitjes, dilni ngadalë nga uji, në mënyrë që trupi të përshtatet me kushtet jashtë tij dhe rrahjet e zemrës të ulen gradualisht.

Për rezultate më të mira, noti duhet të kombinohet me një ushqyerje të ekuilibruar dhe me kufizimin e ushqimeve të pasura me yndyra të ngopura dhe kalori të tepërta. Duhet pasur parasysh se nuk është e mundur të humbet yndyrë vetëm në një zonë të caktuar të trupit, por zvogëlimi i përgjithshëm i yndyrës mund të ndikojë edhe në një bark më të sheshtë. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.