오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Inteligjenca e ngadaltë ka vdekur: Shpejtësia ka më shumë rëndësi sesa mbledhja e të dhënave

Telegrafi - Lajme
Inteligjenca e ngadaltë ka vdekur: Shpejtësia ka më shumë rëndësi sesa mbledhja e të dhënave

Nga: Jean-François Morizur / Newsweek
Përkthimi: Telegrafi.com

Inteligjenca satelitore në kohë reale po i bën goditjet e Ukrainës me dronë më vdekjeprurëse se kurrë.

Ky është një titull i fundit në Wall Street Journal. Artikulli shpjegonte se si imazhet satelitore komerciale po u dërgoheshin drejtpërdrejt forcave ukrainase, duke e shkurtuar ndjeshëm "ciklin nga sensori te goditja" [sensor-to-shoot cycle] dhe duke bërë të mundur që objektivat të zbuloheshin dhe të goditeshin brenda pak orësh - në vend të ditëve. "Të njëjtët satelitë që përdoren për të monitoruar peshkimin e paligjshëm dhe për të përditësuar Google Maps-in kanë gjetur një përdorim të ri dhe vdekjeprurës", thuhet në raport.

Për dekada me radhë, sfida me të cilën përballeshin shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës ishte mbledhja e informacionit. Në orbitë kishte relativisht pak satelitë dhe sigurimi i imazheve ishte i kushtueshëm, ndërsa përpunimi i tyre ishte i vështirë. Ato duhej të transmetoheshin në Tokë, ku analizoheshin prej specialistëve, shqyrtoheshin prej shtabeve ushtarake dhe më pas shpërndaheshin te njësitë në terren.

Ky proces i jepte përparësi verifikimit dhe kontrollit - në vend të shpejtësisë - sepse gjerësia e brezit, fuqia kompjuterike dhe qasja në të dhënat satelitore ishin të kufizuara. Por, kjo tashmë ka ndryshuar plotësisht. Satelitët komercialë të vëzhgimit të Tokës, satelitët me radar me aperturë sintetike (SAR), si dhe platformat e tjera të sensorëve po gjenerojnë vëllime jashtëzakonisht të mëdha të dhënash. Pyetja tani nuk është më nëse mund të mbledhim informacion për atë që po ndodh në terren. Pyetja është nëse mund ta transmetojmë këtë informacion me shpejtësi, ta analizojmë menjëherë dhe të veprojmë mbi bazën e tij përpara se ai të humbasë vlerën ose të bëhet i vjetruar.

Modeli i vjetër i infrastrukturës së komunikimeve po e ka gjithnjë e më të vështirë të mbajë hapin me zhvillimet në sofistikimin e teknologjisë së sensorëve. Vlera e inteligjencës satelitore po përcaktohet gjithnjë e më pak nga sasia e të dhënave që zotëroni dhe gjithnjë e më shumë nga sasia e të dhënave që keni në dispozicion në kohën e duhur - me fjalë të tjera, nga shpejtësia me të cilën mund t'i shndërroni të dhënat e papërpunuara në informacion të zbatueshëm. Çdo teknologji që rrit kapacitetin e transmetimit të të dhënave, zvogëlon vonesën dhe mund të vazhdojë të funksionojë edhe në mjedise të kontestuara dhe të mbingarkuara - ndërkohë që hapësira po bëhet çdo ditë e më e mbushur dhe më e rrezikshme - po fiton rëndësi strategjike.

Komunikimet optike, për të dhënë një shembull, mund të transmetojnë sasi shumë më të mëdha të dhënash sesa komunikimet me radio, duke ulur njëkohësisht varësinë nga spektri i mbingarkuar dhe nga lidhjet me radiofrekuencë (RF) të cilat janë më të cenueshme ndaj ndërhyrjeve, përgjimeve dhe bllokimit elektronik.

Si edhe në shumë aspekte të tjera, Ukraina përbën një rast të dobishëm studimor.

Kompanitë komerciale që mbledhin, përpunojnë, analizojnë dhe shpërndajnë imazhe satelitore për të përmirësuar inteligjencën në fushën e betejës, tregojnë se kjo formë e inteligjencës nuk është më monopol i qeverive. Kjo i detyron qeveritë të rishqyrtojnë të gjithë qasjen e tyre ndaj mbledhjes së informacionit dhe arkitekturën mbi të cilën ajo mbështetet. Në veçanti, ato do të duhet të ndërtojnë sisteme të përshtatshme për një epokë në të cilën të dhënat janë të bollshme, ku një pjesë e madhe e tyre vjen nga burime jashtë shtetit, dhe ku transmetimi i shpejtë i tyre është më i dobishëm sesa grumbullimi i tyre brenda administratës qendrore.

Shpejtësia me të cilën mund të transmetohen të dhënat është e lidhur ngushtë me vlerën e tyre. Nëse merren në kohë, ato mund të jenë jashtëzakonisht të vlefshme. Nëse merren shumë vonë, mund të jenë të padobishme. Disa lloje të dhënash humbasin vlerën me çdo çast që kalon.

Kjo ka nxitur debate në qarqet e mbrojtjes dhe mes operatorëve komercialë lidhur me rastet kur shpejtësia duhet të ketë përparësi ndaj analizës njerëzore dhe kur analiza njerëzore duhet të ketë përparësi ndaj shpejtësisë. Për shembull, shpejtësia mund të ketë përparësi kur një satelit identifikon një lëshues raketash të lëvizshëm, vendndodhja e të cilit nuk do të jetë më e saktë nëse të dhënat mbërrijnë me vonesë. Nga ana tjetër, analiza mund të ketë përparësi kur imazhet duket se tregojnë një objektiv ushtarak me rëndësi në afërsi të civilëve. Në atë rast, veprimi i shpejtë mbi bazën e një identifikimi të gabuar mund të jetë më i dëmshëm sesa veprimi më i ngadaltë pas verifikimit nga njeriu.

Ekziston edhe një aspekt tjetër i gjithë kësaj: nëse kompanitë e teknologjisë hapësinore e dinë se të dhënat që mbledhin mund të transmetohen, përpunohen dhe analizohen shpejt, ato do të kenë më shumë gjasa të investojnë në zhvillimin e teknologjive që përdoren për mbledhjen e të dhënave. Në kushtet aktuale, ka pak kuptim nga pikëpamja komerciale ql të investohet shumë në përmirësimin e cilësisë së disa sensorëve, nëse të dhënat e mbledhura nuk do të transmetohen mjaftueshëm shpejt për të ruajtur vlerën e tyre. Investimi në segmentin tokësor - me fjalë të tjera, në teknologjitë që i bëjnë këto të dhëna të përdorshme - ka pasoja të rëndësishme për gjithçka në rrjedhën e sipërme të saj.

E ardhmja e inteligjencës ushtarake dhe satelitore nuk varet nga ai që mbledh më shumë të dhëna, madje as nga ai që mbledh të dhënat me cilësinë më të lartë, por nga ai që mund t'i transmetojë, përpunojë, analizojë dhe shpërndajë ato në mënyrë të sigurt dhe të besueshme te njerëzit që varen prej tyre për të marrë vendime.

Edhe pse është bërë klishe të thuhet se jetojmë në një kohë të rrezikshme, kjo mbetet e vërtetë. Dhe, pikërisht për këtë arsye, qeveritë që përqafojnë mënyra për t'i sjellë të dhënat në Tokë, shpejt dhe në mënyrë të sigurt - e më pas t'ua vënë ato në dispozicion njerëzve që kanë rëndësi - do të kenë një epërsi të jashtëzakonshme ndaj kundërshtarëve të tyre. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

BN moviliza más de ₡22.600 millones para la mitigación y adaptación sostenible de Costa Rica

Delfino.cr - Portada

Costa Rica suma 13 medallas en torneo internacional de bádminton en El Salvador

Delfino.cr - Portada

IVA en canasta básica y Marta vs Marta (Episodio II)

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Fshati Muhovc dhe disa lagje në Ferizaj do të mbesin pa ujë deri në ora 16:00

Telegrafi - Lajme

Mediat angleze zbulojnë të ardhmen e Tuchel pas eliminimit nga Kupa e Botës

Telegrafi - Lajme

Arratisje si në filma në “Bllacë”, shtetasi i Kosovës kapet në Shkup pas ndjekjes policore

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.