오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스2건2개 미디어
Telegrafi
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Deklarata e ministres serbe, “Albanians for America”: E rrezikshme për paqen dhe pajtimin në rajon

Telegrafi - Lajme
Deklarata e ministres serbe, “Albanians for America”: E rrezikshme për paqen dhe pajtimin në rajon

Organizata “Albanians for America” ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe të rrezikshme për paqen dhe pajtimin në rajon.

Sipas organizatës, në një video të publikuar, Paunoviq deklaron se, po të kishte qenë në vend të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës.

“Albanians for America” vlerëson se kjo deklaratë nuk është vetëm fyese, por përfaqëson një retorikë që rikujton një nga periudhat më të errëta të historisë së Ballkanit dhe shpreh mbështetje për një politikë që shkaktoi vuajtje të mëdha njerëzore.

Në reagim rikujtohet se spastrimi etnik përbën krim kundër njerëzimit.

Kush është Snezhana Paunoviq, ministrja serbe që u shpall “persona non grata” nga Kosova?

“E ardhmja e Ballkanit nuk mund të ndërtohet mbi mohimin e viktimave apo rehabilitimin e ideologjive shkatërruese. Ajo duhet të ndërtohet mbi të vërtetën, llogaridhënien, drejtësinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, thuhet në reagim

Organizata rikujton se gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre si pasojë e fushatës së regjimit të Slobodan Millosheviqit, ndërsa mbi 13 mijë persona humbën jetën, shumica dërrmuese civilë shqiptarë, përfshirë më shumë se 1.400 fëmijë.

Po ashtu, organizata kujton se afro 1.500 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur me forcë, ndërsa familjet e tyre ende kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e fatit të të afërmve.

Sipas “Albanians for America”, deklaratat që glorifikojnë, justifikojnë spastrimin etnik dëmtojnë procesin e pajtimit dhe rrezikojnë perspektivën për paqe të qëndrueshme në Ballkan.

Përmes deklaratës, organizata u bën thirrje liderëve demokratikë, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe komunitetit ndërkombëtar që ta dënojnë qartë dhe pa ekuivok këtë retorikë. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

1건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체

Kearns: Mbështetja e Paunoviqit për spastrimin etnik është njollë mbi Qeverinë e Serbisë

KOHA.net - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

El sedentarismo amenaza la salud: moverse y alimentarse bien es más importante que nunca

Delfino.cr - Portada

27 voluntarios recolectan 200 kilos de residuos durante la segunda jornada de limpieza en Playa Hermosa

Delfino.cr - Portada

Proyecto reintroduce al chancho de monte en el Parque Nacional Piedras Blancas tras más de 15 años de ausencia

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Formacionet zyrtare, Angli - Argjentinë: Luhet për një vend në finale

Telegrafi - Lajme

Abdixhiku pezullon angazhimet për formimin e institucioneve: Do nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Telegrafi - Lajme

Timothee Chalamet ishte prezent në tribunat e ndeshjes Francë-Spanjë bashkë me familjen Beckham

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.