SHBA godet Iranin për të shtatën natë radhazi, CENTCOM: Po dobësojmë kapacitetet ushtarake të Teheranit

ONP Summary
The United States launched military strikes against multiple targets in southern Iran over six consecutive nights. Iranian reports indicate at least two deaths and several injuries, with damage to infrastructure including airports, bridges, and railway facilities.
Progressive:Aggression campaign — Progressive outlets adopted Iranian state media's 'American enemy aggression' framing and emphasized civilian casualties and infrastructure damage.
Moderate:Escalating conflict — Moderate outlets reported the strikes factually as an intensification of US-Iran armed conflict across multiple locations.
Conservative:Sustained military operation — Conservative outlets characterized the strikes as a continuing wave of military strikes spanning six consecutive nights.
Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore kundër Iranit, duke shënuar natën e shtatë radhazi të operacioneve ushtarake, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).
Në një deklaratë të publikuar në platformën X, CENTCOM konfirmoi se sulmet vazhdojnë me objektiv dobësimin e kapaciteteve ushtarake iraniane.
“Sulmet janë të dizajnuara për të vazhduar degradimin e aftësive ushtarake të Iranit, sipas udhëzimeve të Komandantit të Përgjithshëm”, thuhet në deklaratën e ushtrisë amerikane.
Irani goditi depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e Hormuzit
Ushtria amerikane nuk ka dhënë menjëherë detaje për numrin e objektivave të goditura, vendndodhjet apo dëmet e shkaktuara nga sulmet e fundit.
Fushata e sulmeve vjen në një periudhë të tensioneve të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa të dyja palët kanë qenë të përfshira në përplasje ushtarake dhe përpjekje diplomatike për të menaxhuar krizën.
Sipas zyrtarëve amerikanë, operacionet synojnë të kufizojnë aftësitë e Iranit për të zhvilluar dhe përdorur kapacitete ushtarake që mund të kërcënojnë interesat e SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon. Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë kritikuar sulmet amerikane dhe kanë paralajmëruar pasoja për vazhdimin e operacioneve ushtarake. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요