미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Telegrafi - Lajme
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas një konflikti me njerkun e tij.

Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari Niko Baka ndodhej në banesën e bashkëjetueses së tij, ku ishte organizuar një darkë familjare. Në tavolinë ndodheshin edhe djali 18-vjeçar i bashkëjetueses, xhaxhai i tij, si edhe persona të tjerë, raporton euronews.al.

Sipas të njëjtave burime, gjatë konsumimit të alkoolit ka nisur një debat, i cili ka degraduar në dhunë. Në kulmin e konfliktit, 37-vjeçari dyshohet se ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur 18-vjeçarin në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku mori ndihmën mjekësore, ndërsa shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit familjar. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.