미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

"Nuk i kam premtuar martesë", Ludo Lee tregon arsyet se përse nuk flet më me Benita Zenën

Telegrafi - Lajme
"Nuk i kam premtuar martesë", Ludo Lee tregon arsyet se përse nuk flet më me Benita Zenën

Ludo Lee ka folur për raportin me Benita Zenën pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, duke sqaruar arsyet se pse shoqëria e tyre nuk vazhdoi jashtë shtëpisë.

Sipas tij, arsyeja kryesore lidhet me ndryshimet në mënyrën se si të dy e shohin jetën, të ndikuara edhe nga diferenca në brez.

“Ajo është në gjeneracionin Z. Ajo i sheh gjërat ndryshe, unë i shoh gjërat ndryshe, edhe për besë send të keq s’ka pasur”, u shpreh ai në një intervistë për Prive nga Liberta Spahiu.
Foto: YouTube

Gjatë intervistës, Ludo u ndal edhe te diskutimet që u bënë në rrjetet sociale për faktin se kush e largoi kë nga lista e ndjekësve.

I pyetur nëse ky vendim erdhi si pasojë e komenteve të shumta që qarkullonin, ai u përgjigj: “Po, se u komentua shumë bashkë me një foto, edhe përnjëmend atëherë edhe u duk jashtë sikur jemi si çift edhe kjo nuk më pëlqeu".

Ludo mohoi gjithashtu zërat se e kishte mashtruar Benitën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend, duke theksuar se raporti i tyre ishte pjesë e dinamikës së lojës.

“Nuk e kam gënjyer unë brenda, brenda ka qenë lojë. Unë as nuk i kam premtuar martesë, as kurrsesi nuk i kam premtuar".
- YouTube www.youtube.com

Në përfundim, ish-banori theksoi se marrëdhënia mes tyre ishte ndërtuar mbi strategjinë e lojës dhe interesat e secilit brenda formatit. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.