관련 뉴스4건3개 미디어
중도 성향 33%보수 성향 67%
진보 성향 매체엔 안 보이는 이슈
general
중도 성향

Emma Roberts martohet këtë fundjavë me Cody John pas dy vitesh fejesë

Telegrafi - Lajme
Emma Roberts martohet këtë fundjavë me Cody John pas dy vitesh fejesë

Emma Roberts dhe i fejuari i saj, Cody John, pritet të kurorëzojnë dashurinë këtë fundjavë, pas dy vitesh fejesë.

Sipas raportimeve të medieve amerikane, ceremonia do të zhvillohet në pronën familjare të John në Sun Valley, Idaho.

Aktorja 35-vjeçare bëri publik lajmin e fejesës në vitin 2024 përmes një postimi në Instagram, ku shfaqi unazën me diamant dhe shkroi me humor: "Po e vendos këtë këtu para se mami ime t'ia tregojë të gjithëve”.

Emma dhe Cody nisën lidhjen në vitin 2022 dhe që prej atëherë kanë zgjedhur ta mbajnë romancën larg vëmendjes së publikut, shkruan DailyMail.

Megjithatë, aktori ka ndarë herë pas here dedikime romantike për partneren e tij në rrjetet sociale.

Përpara lidhjes me Cody John, Roberts ishte e fejuar me aktorin Evan Peters. Ajo është gjithashtu nënë e një djali pesëvjeçar, Rhodes, nga marrëdhënia e saj me aktorin Garrett Hedlund.

Edhe pse çifti nuk ka konfirmuar zyrtarisht datën e martesës, raportimet e fundit tregojnë se përgatitjet janë drejt fundit dhe ceremonia pritet të mbahet në një atmosferë intime, në praninë e familjarëve dhe miqve të afërt. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

같은 사건, 다른 제목

중도 성향 25%보수 성향 75%
13
진보 성향 매체엔 안 보이는 이슈
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.