오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

​“Skenar i bllokimit”, opozita kritikon Haxhiun për vonesën e seancës konstituive

Telegrafi - Lajme
​“Skenar i bllokimit”, opozita kritikon Haxhiun për vonesën e seancës konstituive

Opozita dhe monitoruesit e kuvendit e kanë kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, për paralajmërimin se do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit, në fillim të gushtit.

Ata po kërkojnë që kjo mbledhje të mbahet me herët, pasi po vonohet pa nevojë dhe se nuk ka asnjë arsye që caktimi i saj të shtyhet më tej.

Haxhiu ka paralajmëruar se këtë datë do ta caktojë të premten.

KosovaPress tento të marrë ndonjë koment nga Lëvizja Vetëvendosje, nëse kjo parti pajtohet ose jo me shtyrjen e datës së seancës konstitutive në fillim të gushtit dhe nëse ky subjekt do të dërgoje ftesa për takime të reja me subjektet tjera politike. Deri në publikimin e këtij materiali, LVV nuk ka kthyer përgjigje.

Në bazë të Kushtetutës, presidentja e vendit është e obliguar ta thërrasë seancën konstituive të legjislaturës së njëmbëdhjetë brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, që u bë më 8 korrik, gjë që nënkupton se afati i fundit për mbajtjen e saj është 7 gushti.

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Fadil Nura, e cilëson të pajustifikueshme vonesën, duke thënë se vendi tash e disa vite po përballet me mungesë të institucioneve funksionale dhe se zvarritja e mëtejshme vetëm sa e thellon këtë situatë.

Ai thotë për KosovaPress se nuk ka pasur përpjekje serioze nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, për arritjen e një marrëveshjeje politike, duke shtuar se do të duhej të zhvilloheshin takime të vazhdueshme për krijimin e institucioneve.

Nura: Hamza s’pati ftesë të re për takim nga Kurti, e pajustifikueshme vonesa për seancë

“Nuk ka asnjë justifikim vonesa e thirrjes së seancës për arsye se Kosova lëngon që më vite tani në mungesë të krijimit të institucioneve që të punohet dhe të ketë rezultat një qeverisje e ndershme dhe mandat nga parlamenti. Unë mendoj se është e pajustifikueshme dhe nuk do të duhej ta zgjaste presidentja thirrjen e seancës deri në këtë kohë... Nuk ka pasur ndonjë tentativë serioze të atij që i takon krijimi i institucioneve. Do të duhej që takimet të ishin të përsëritura dhe mendoj se do të duhej për çdo ditë të kishte tentativa për t’i krijuar institucionet... Ne nuk kemi pranuar ndonjë ftesë të dytë, përveç ftesës së parë dhe pozicionit tonë që kemi menduar se PDK-ja do të ishte mirë për Kosovën të jetë në opozitë”, thekson ai.

Kritika për mos thirrjen e seancës konstituive ka edhe deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani. Ai deklaron për KosovaPress se nuk ekziston asnjë logjikë që data e saj të mos bëhet e ditur menjëherë, duke e cilësuar këtë si një veprim që krijon konfuzion dhe lë hapësirë për skenarë bllokues.

Ramadani shton se arsyetimi i Haxhiut se partive po u lihet kohë për negociata nuk qëndron, pasi sipas tij nuk po zhvillohen takime politike që do të justifikonin një pritje të tillë.

Ramadani: Pse të shtyhet seanca konstituive? LVV po bën skenarë për bllokim

“Pse sot jo? Cila është logjika pse sot, e mërkurë, të dilet dhe të thuhet se të premten do të njoftoj për datën? Kjo është një lojë e dëmshme që jep indikacione se po luhet me skenarë të bllokimit dhe skenarë të kamuflimit dhe ngritjes së konfuzionit për qytetarë që ata mos të kuptojnë kush dhe çka është përgjegjës. Nuk ka asnjë arsye që Kuvendi nuk është thirrur deri tash, e lëre më që nuk është caktuar as data... Nuk ka asnjë lloj kuptimi fakti që po thonë se po i lënë partive kohë, ndërkaq nuk kanë asnjë takim. Partive, kohë për çka? Për të shkuar në det? Pushime? Për të shkuar në Greqi dhe Ulqin?”, thekson ai.

Edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi, që monitoron punën e Kuvendit, vlerësojnë se shtyrja e seancës nuk ka bazë në rrethanat aktuale politike.

Hulumtuesi Melos Kolshi, thotë për KosovaPress se mos thirrja e seancës do të mund të arsyetohej vetëm në rast se do t’i shërbente arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet partive politike.

Megjithatë, ai theksoi se zhvillimet e fundit tregojnë se një marrëveshje e tillë nuk është afër, duke kujtuar se PDK-ja ka përjashtuar një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK-ja ka pezulluar diskutimet me këtë parti, ndërsa AAK-ja ka bërë të ditur se nuk do të takohet me kryetarin e saj.

Kolshi: Shtyrja e seancës konstituive nuk ka bazë në rrethanat aktuale politike

“Mosthirrja e seancës konstituive mund të arsyetohej vetëm nëse do t’i shërbente arritjes së ndonjë marrëveshjeje të partive politike, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit. Megjithatë, zhvillimet e fundit politike tregojnë se një marrëveshje e tillë nuk është as në horizont për arsye që PDK-ja e ka bërë të qartë se nuk do të hyjë në koalicion me LVV-në, ndërkaq LDK-ja i ka pezulluar diskutimet me LVV-në, e AAK ka deklaruar se nuk do të takohet me kryetarin e Lëvizjes. Në këto arsye dhe rrethana nuk ka asnjë arsye që të shtyhet caktimi i seancës konstituive, për më tepër certifikimi i rezultateve zgjedhore ka vënë në lëvizje jo vetëm afatin kushtetues tridhjetëditor për konstituimin e Kuvendit, mirëpo në mënyrë të tërthortë edhe afatet e tjera kushtetuese që lidhen me funksionalizimin e këtyre institucioneve. Pas konstituimit të Kuvendit rrjedh edhe afati për formimin e qeverisë dhe ai gjashtëdhjetëditor për zgjedhjen e presidentit”, potencon ai.

Më 10 korrik, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi takime të ndara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe me atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për formimin e institucioneve. Megjithatë, nuk u njoftua se ato rezultuan me ndonjë marrëveshje konkrete.

Ndërkohë, për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka pezulluar negociatat me LVV-në për formimin e institucioneve, deri në përfundimin e votëbesimit ndaj tij në kuvendin zgjedhor të LDK-së, data e të cilit nuk është caktuar ende.

Këto takime, në të cilat nuk u ftua edhe Aleanca, erdhën pasi KQZ-ja certifikoi, më 8 korrik, rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën më 7 qershor. Ato i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 47.13%, apo 53 ulëse në Kuvend. E dyta doli Partia Demokratike e Kosovës, me 19.44%, apo 22 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.69% të votave dhe 18 ulëse, u rendit e treta ndërkaq Aleanca mori 6.74 % të votave dhe shtatë ulëse. Kurse komunitetet joshumicë kanë siguruar 20 ulëse. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Banco de Costa Rica: impulsor del desarrollo sostenible en Guanacaste

Delfino.cr - Portada

Empresas costarricenses llevarán su oferta de soluciones aeroespaciales a "Farnborough International Airshow 2026"

Delfino.cr - Portada

Sergio Capón es reelecto presidente de la Cámara de Industrias de Costa Rica

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

E Majta: Për shkak të kolapsit institucional, Maqedonia vazhdimisht po përballet me tragjedi që mund të ishin parandaluar

Telegrafi - Lajme

Zendaya mahnit me një dukje të re në eventin e Spider-Man në Meksikë

Telegrafi - Lajme

Probleme për Barcelonën, do ta nisin sezonin pa yllin e skuadrës

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.