Pacolli i përgjigjet Bajramit për Deponinë e Sverkës: Përgjegjëse është KRM “Ambienti”

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, i është përgjigjur deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me situatën në Deponinë e Sverkës.
Pacolli ka mohuar pretendimet se deponia menaxhohet nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), duke thënë se përgjegjësia për menaxhimin e saj bie mbi Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti”.
Ajo ka kritikuar Bajramin për kallëzimin penal të dorëzuar ndaj Qeverisë dhe ka kërkuar që Prokuroria ta hetojë rastin.
Pacolli ka deklaruar se Deponia e Sverkës nuk është trajtuar sipas standardeve, ndërsa ka thënë se KMDK e ka këshilluar kompaninë “Ambienti” për ndarjen e shtresave të mbeturinave me dhe apo materiale të tjera që nuk digjen.
Sipas saj, Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë veprimet që i takojnë, ndërsa Inspektorati ka shqiptuar një gjobë prej 5 mijë eurosh ndaj KRM “Ambienti” për mosrespektim të standardeve.
Deponia në Sferkë të Pejës në zjarr, Bajrami: Ku është shteti?
Në reagimin e saj, Pacolli ka akuzuar gjithashtu LDK-në dhe Bajramin për “viktimizim” dhe ka pretenduar se Bajrami po përpiqet të mbrojë drejtuesit e kompanisë “Ambienti”.
“Deponinë e Sverkës e menaxhojnë njerëzit e Gazit, të cilin po mundohesh ta mbrosh duke u bërë centrifuga e përgjegjësisë së tij”, ka shkruar Pacolli.
Ajo ka thënë se KMDK ka asistuar kompaninë “Ambienti” në terren, duke pretenduar se zyrtarë apo punëtorë të kësaj kompanie nuk kanë qenë të pranishëm për të monitoruar situatën.
Në fund, Pacolli ka shprehur mbështetje për hetimin e rastit nga Prokuroria, duke thënë se një hetim do të mund të përcaktonte përgjegjësit për situatën në Deponinë e Sverkës./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요