Lionel Messi shihet për herë të parë në publik pas finales së Kupës së Botës

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, është rikthyer në qytetin e tij të lindjes, Rosario, për herë të parë që nga humbja në finalen e Kupës së Botës 2026.
Ylli argjentinas u fotografua duke ecur në rrugët e qytetit në shoqërinë e djalit të tij. I veshur me një xhaketë të errët me kapuç, Messi u pa me një shprehje serioze dhe të menduar, pamje që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Fotot dhe videot e tij u përhapën me shpejtësi, ndërsa shumë tifozë e lidhën gjendjen e tij emocionale me humbjen 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Botërorit.
Messi spotted on the streets of Rosario with his kids for the first time since the World Cup final ❤️ pic.twitter.com/CQ2hN1WW0V
— AM☬ (@AbsoluteMxssi) July 25, 2026
Sipas mediave argjentinase, 39-vjeçari ishte i pranishëm edhe në një ndeshje të Leones FC, klub që drejtohet nga familja e tij dhe ndodhet në qytetin Arroyo Seco, pranë Rosarios.
Prania e Messit tërhoqi vëmendjen e shumë tifozëve, të cilët u mblodhën për ta përshëndetur dhe për ta parë nga afër.
Lionel Messi visited his family club in Rosario today. 🤩🩵 pic.twitter.com/aetzXfOsIv
— MC (@CrewsMat10) July 25, 2026
Pas zhgënjimit në Kupën e Botës, koha e kaluar në vendlindje, pranë familjes dhe miqve, pritet ta ndihmojë kapitenin argjentinas të rikuperohet emocionalisht përpara rikthimit te Inter Miami, ku do të nisë përgatitjet për sezonin e ri. /Telegrafi/
Un ejemplo de vida pasó por Arroyo Seco, miró fútbol, tomó mates, sw sacó fotos y hasta firmó autógrafos... con ustedes Lionel Andrés Messi pic.twitter.com/y4EVIWIqlb
— Alberto Leonardo Delgado (@leodelga2) July 25, 2026 ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+8
+5