미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

VLEN: Ahmeti po vepron kundër Marrëveshjes së Ohrit

Telegrafi - Lajme

Nga VLEN sot thonë se Ali Ahmeti po bllokon Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, duke goditur një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

"Udhëheqësia e pareformuar e BDI-së, e dëshpëruar që shqiptarët e dërguan në opozitë, tani po ndërmerr veprime që shkojnë drejtpërdrejt kundër interesave të shqiptarëve.

Në Reçicë të vogël kanë përgatitur një skenar të rrezikshëm. Duan të krijojnë përshtypjen se të drejtat e shqiptarëve janë të rrezikuara vetëm pse BDI-ja nuk është pjesë e Qeverisë. Për ta, duket se shqiptarët kanë të drejta vetëm kur ata janë në pushtet dhe kur njerëzit e tyre ulen në kolltuqet e institucioneve.

Udhëheqësia e korruptuar e BDI-së nuk mund ta pranojë faktin se shumica e shqiptarëve e dërguan në opozitë. Prandaj tani ka vendosur të hakmerret pikërisht ndaj tyre, duke bllokuar ligjin që synon ta garantojë përfundimisht përfaqësimin e drejtë.
Nuk u mjaftoi që keqpërdorën fondet evropiane dhe që nuk siguruan ujë të pastër për banorët e Zajazit dhe Gostivarit. Nuk u mjaftuan me aferën “Soravia” në Shkup, me Daka Davidoviqin në Tetovë dhe me të gjitha marrëveshjet e tjera të dyshimta. Tani kanë vendosur ta përdorin edhe kauzën shqiptare, duke menduar se nëse krijojnë kaos, qytetarët do t’i rikthejnë sërish në pushtet.
Por ky skenar nuk kalon më.

BDI-ja tashmë është demaskuar plotësisht. Qytetarët prej kohësh ua njohin mënyrën e veprimit. Pas retorikës së tyre patriotike kanë mbetur vetëm tenderistë që luftojnë për poste, privilegje dhe mundësinë për t’i mbushur sërish xhepat e tyre.

Shqiptarët ua treguan një herë derën e opozitës. Nëse vazhdojnë ta bllokojnë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe të veprojnë kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, do të mbeten në opozitë edhe për një kohë shumë të gjatë", thonë nga VLEN./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.