오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar (FEMSH), kërkon partneritet të ri ndërmjet qeverive dhe sektorit privat për ndërtimin e një Hapësire të Përbashkët Ekonomike Rajonale

Telegrafi - Lajme
Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar (FEMSH), kërkon partneritet të ri ndërmjet qeverive dhe sektorit privat për ndërtimin e një Hapësire të Përbashkët Ekonomike Rajonale

Bordi Drejtues i Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar (FEMSH), në mbledhjen e mbajtur më 12 korrik 2026 në Rugovë, shqyrtoi zhvillimet ekonomike në rajon, politikat zhvillimore, projektet strategjike dhe marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike dhe komunitetit të biznesit.

FEMSH vlerëson se hapësira ekonomike mbarëshqiptare vazhdon të funksionojë nën potencialin e saj. Megjithëse janë nënshkruar marrëveshje të shumta bashkëpunimi, zbatimi i tyre mbetet i pamjaftueshëm. Barrierat administrative, procedurat burokratike, interpretimet e ndryshme ligjore dhe mungesa e koordinimit institucional pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore, duke krijuar kosto shtesë, pasiguri juridike dhe humbje të mundësive zhvillimore.

Komuniteti i biznesit vazhdon të përballet me problematika të pazgjidhura, ndërsa konsultimet sporadike nuk kanë prodhuar rezultatet e nevojshme. Sektori privat është gjeneratori kryesor i investimeve, punësimit dhe inovacionit dhe duhet të trajtohet si partner strategjik në hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike. Biznesi nuk kërkon privilegje, por siguri juridike, rregulla të qëndrueshme, konkurrencë të ndershme dhe zbatim të barabartë të ligjit.

Për këtë arsye, FEMSH kërkon institucionalizimin e dialogut ndërmjet qeverive dhe sektorit privat përmes tavolinave të rregullta të konsultimit, të cilat do të monitorojnë zbatimin e marrëveshjeve, do të identifikojnë barrierat administrative e tregtare dhe do të propozojnë zgjidhje të përbashkëta përpara se ato të prodhojnë pasoja për ekonominë dhe tregtinë.

FEMSH thekson se sfidat e biznesit kanë karakter rajonal dhe kërkojnë koordinim më të mirë të politikave ekonomike, fiskale, doganore dhe rregullatore. Partneriteti ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat është po ashtu thelbësor për identifikimin dhe realizimin e projekteve zhvillimore, si edhe për shfrytëzimin më efikas të fondeve të Bashkimit Evropian.

Në këtë kuadër, Forumi rithekson rëndësinë e përfundimit të Korridorit VIII me kalimin përmes Strugës, lidhjes së Kosovës me rrjetin rajonal të gazit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvillimit të infrastrukturës së përbashkët rrugore, hekurudhore, energjetike dhe digjitale, si dhe avancimit të pikës kufitare në Mutivodë drejt Medvegjës, në pikë kalimi edhe për mallra. Këto projekte janë me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike, uljen e kostove të transportit, rritjen e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

FEMSH beson se integrimi ekonomik rajonal duhet të mbështetet në harmonizimin gradual të legjislacionit, njohjen reciproke të dokumenteve, licencave dhe standardeve, lehtësimin e procedurave doganore, koordinimin e politikave ekonomike dhe krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë të kapitalit, investimeve dhe fuqisë punëtore.

Në përfundim, FEMSH u bën thirrje qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe institucioneve të tjera relevante të kalojnë nga marrëveshjet në zbatim, nga konsultimet formale në partneritet të institucionalizuar dhe nga angazhimet politike në rezultate konkrete. Forumi riafirmon gatishmërinë për të qenë partner profesional, i pavarur dhe konstruktiv në hartimin e politikave ekonomike, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e një Hapësire të Përbashkët Ekonomike Rajonale më konkurruese dhe më tërheqëse për investime. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Dos Pinos ofrecerá vacantes en ferias de empleo de Belén y Alajuela durante julio

Delfino.cr - Portada

Municipalidad de Desamparados abre audiciones para integrar su banda de marcha

Delfino.cr - Portada

Costa Rica presenta instrumento de adhesión al DEPA y avanza hacia su incorporación al acuerdo de economía digital

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

“Do t’u qëndroj besnike parimeve” – Deputetja e LDK-së tregon pse është kundër LVV-së

Telegrafi - Lajme

7.3 magnitude earthquake hits Mexico, citizens take to the streets - first images released

Telegrafi - Lajme

Në gusht nis gara për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar, do të zgjidhen drejtues të rinj edhe në disa prokurori

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.