오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

ShBA kundër Kinës: Beteja që do të vendosë të ardhmen

Telegrafi - Lajme
ShBA kundër Kinës: Beteja që do të vendosë të ardhmen

Nga: Danilo Taino

Mao Ce Duni, themeluesi i Republikës Popullore të Kinës, kritikonte ata që “i shohin lulet hipur mbi kalë”, pra në mënyrë sipërfaqësore. Është një paralajmërim i dobishëm, sepse kur në Perëndim flitet për Kinën, rrallëherë zbret kush nga kali: të gjitha lulet duken shumë të bukura. Kjo qasje e nxituar dhe mashtruese rrezikon të zbatohet edhe ndaj përplasjes më të rëndësishme të këtyre viteve, asaj që do të përcaktojë një pjesë të madhe të së ardhmes: modeli i inteligjencës artificiale që do të adoptojë bota.

Në pamje të parë, situata është kjo: gjigantët privatë amerikanë të teknologjisë zhvillojnë ekosisteme pronësore, të mbyllura të inteligjencës artificiale (AI) dhe ua shesin me çmime të larta kompanive që i përdorin; kinezët prodhojnë modele open-source, pra të shkarkueshme falas ose me kosto të ulët, të shkëlqyera në disa fusha; ndërsa pjesa tjetër e botës, për momentin, nuk është në gjendje të konkurrojë në këtë garë dhe me shumë gjasë nuk do të arrijë ta bëjë.

Prandaj, pyetja e madhe është: a do të imponohet në shkallë globale sistemi amerikan, i bazuar në investime gjigante dhe në treg, apo ai kinez, i ndërtuar mbi kosto më të ulëta, efikasitet, inovacion dhe i orientuar nga shteti?

Ditët e fundit, Kina ka krijuar World AI Cooperation Organisation (Waico), të cilën presidenti Xi Jinping e ka quajtur “një gur kilometrik në historinë botërore të zhvillimit të inteligjencës artificiale”.

Bëhet fjalë për një organizatë të krijuar nga Pekini, ku mund të anëtarësohen vendet që synojnë të përdorin modelin kinez open-source të inteligjencës artificiale. Gjatë një konference në Shangai, Xi u bëri thirrje vendeve të Jugut Global të përdorin modelin kinez, të hapur dhe të përshtatshëm për nevoja të ndryshme. Në thelb, ai sfidoi Shtetet e Bashkuara në garën për të vendosur rregullat e funksionimit dhe të qeverisjes së AI-së në të ardhmen dhe propozoi Pekinin si udhëheqës të rendit të ri të krijuar nga inteligjenca artificiale; si alternativë ndaj Pax Silica, të promovuar nga Shtetet e Bashkuara, së cilës i janë bashkuar rreth njëzet vende nga Amerika, Evropa dhe rajoni Indo-Paqësor. Në Waico janë bashkuar deri tani 29 vende nga Afrika, Amerika Latine dhe Azia, si edhe Rusia e Bjellorusia.

Përplasja mes dy modeleve ka hyrë tashmë në fazën e hapur dhe Kina po fiton terren. Sistemi i saj open-source dhe me kosto të ulët po tërheq vendet në zhvillim, por edhe jo pak kompani evropiane dhe amerikane, të cilat dyshojnë nëse ia vlen të shpenzojnë shuma të mëdha për inteligjencën artificiale amerikane, kur ende nuk dihet qartë çfarë dhe sa përmirësime produktiviteti ajo sjell.

Edhe në Shtetet e Bashkuara po lindin kompani që zgjedhin modelin open-source për shpërndarjen e sistemeve të tyre të AI-së. Gjigantët amerikanë të inteligjencës artificiale janë të shqetësuar, madje nervozë. Në fakt, mund të duket se loja tashmë është mbyllur: modeli kinez, me kosto të ulët, do ta mposhtë atë amerikan, shumë më të shtrenjtë. Por, nëse zbresim nga kali dhe e shohim më nga afër, nuk është aspak e sigurt.

Nga njëra anë, sistemet e hapura mbartin një rrezik të brendshëm, sidomos ato më të avancuara: ato mund të modifikohen, të paktën pjesërisht, edhe nga aktorë të rrezikshëm; mund të dalin jashtë kontrollit, të përfundojnë në duart e kriminelëve, terroristëve, kompanive të papërgjegjshme apo qeverive dashakeqe. Është një rrezik serioz jo vetëm për Amerikën dhe Evropën, por edhe për vetë Kinën.

Nga ana tjetër, modeli që Xi e paraqiti si një dhuratë kineze për njerëzimin është në thelb i projektuar mbi bazën e “karakteristikave kineze”, siç i quan Partia Komuniste: ai duhet të respektojë rreptësisht vlerat socialiste, stabilitetin politik dhe shoqëror, si edhe sigurinë kombëtare të Kinës. Jo vetëm kaq. Ndërsa në Perëndim synohet që në sistemet e AI-së të integrohen vlera si demokracia dhe liria, kinezët e konsiderojnë këtë qasje reaksionare, sepse sipas tyre ajo synon të riafirmojë një epërsi ideologjike mbi pjesën tjetër të botës. Ashtu si në politikë dhe diplomaci, edhe për inteligjencën artificiale, Pekini u ofron vendeve që do të përdorin modelin e tij një indiferencë të plotë ndaj sistemit politik të tyre, qoftë ai diktaturë, regjim represiv apo një shtet gjysmë i dështuar.

Për më tepër, në ekosistemin e zgjeruar të AI-së që Kina po krijon për vendet pjesëmarrëse, qeveria kineze do të ruajë mundësinë për të bllokuar ose çaktivizuar sistemet e përbashkëta kur ta kërkojnë arsye sigurie (e njëjta gjë vlen edhe për sistemet e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara, siç tregoi Donald Trump, duke bllokuar përhapjen e disa modeleve shumë të avancuara).

Për vendet që nuk janë as kineze dhe as amerikane, sidomos për ne evropianët, situata është kritike. Të mos përdorim inteligjencën artificiale, ose të përdorim sisteme pak të zhvilluara, do të thotë të dënojmë veten me një rënie progresive, jo vetëm ekonomike. Nëse zgjedhim AI-në amerikane, do të bëhemi të varur nga vendimet dhe fati i gjigantëve teknologjikë amerikanë, duke rrezikuar të vuajmë pasojat e zgjedhjeve politike të Uashingtonit. Nëse zgjedhim AI-në kineze, do të thotë të hyjmë në një ekosistem të dominuar nga Pekini, të kapur në një rrjet autoritar prej të cilit do të ishte shumë e vështirë, në mos e pamundur, të shkëputeshim. Sipas ekspertëve, për të zhvilluar një inteligjencë artificiale evropiane, të pavarur dhe konkurruese, jemi tashmë në një vonesë që me shumë gjasa nuk mund të rikuperohet, përveç ndoshta në disa fusha shumë të specializuara.

Ky është decoupling-u i vërtetë që po shfaqet: shkëputja konkurruese mes sferës amerikano-perëndimore dhe sferës së “AI-së së kuqe”, të dominuar nga Kina. Një Luftë e Ftohtë e re, kësaj here hiper-teknologjike: nëse zbret nga kali, atëherë e sheh qartë. /Corriere della Sera/Bota.al/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

M'sia deaf ride-hailing driver sues police & govt after he allegedly got punched & pressured to withdraw assault report

Mothership - Latest

MAS allows for stronger S'pore dollar for 2nd straight quarter, expects inflation to stay elevated till early 2027

Mothership - Latest

Doctor Reveals the Truth About Eating Ice Cream with a Sore Throat

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Francë, teste droge për zyrtarët e qeverisë - disa rezultojnë pozitivë

Telegrafi - Lajme

MSH: Në spitalin e Gostivarit dje janë kontrolluar 127 pacientë të rinj

Telegrafi - Lajme

Deputeti Agron Shehaj rrëmben dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA-të dhe largohet me vrap

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.