오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Francë, teste droge për zyrtarët e qeverisë - disa rezultojnë pozitivë

Telegrafi - Lajme
Francë, teste droge për zyrtarët e qeverisë - disa rezultojnë pozitivë

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, kishte njoftuar disa javë më parë se do të zhvillohen testime të papritura dhe të paparalajmëruara për droga në ministri, një vendim që shkaktoi debat të madh.

Tani njoftohet për pushimet e para nga puna.

Sipas agjencisë së lajmeve dpa disa punonjës ministrish janë detyruar të largohen nga detyra pasi rezultatet e testeve të tyre dolën pozitive. Lecornu e konfirmoi këtë në një intervistë për revistën "Paris Match”.

"Shumë thonë se e bëra këtë për të dhënë një shembull në Francë. Kjo është e vërtetë. Por mbi të gjitha e bëra për arsye sigurie”, deklaroi Lecornu.

Ai theksoi se shumë prej punonjësve të testuar kanë qasje në informacione jashtëzakonisht të ndjeshme, ndaj përdorimi i drogës përbën rrezik për sigurinë dhe funksionimin e shtetit.

Në mes të muajit qershor Lecornu u kishte dërguar ministrive një qarkore ku urdhëronte teste të detyrueshme dhe të paparalajmëruara të pështymës për zbulimin e përdorimit të drogave.

Sipas mediave franceze ai kërkoi që të kontrollohen anëtarët e ministrive, zyrtarët e lartë shtetërorë dhe personeli që u nënshtrohet verifikimeve të sigurisë.

Në qarkore thuhej se, në rast se rezultatet e testeve dalin pozitive, autoritetet përkatëse duhet të shqyrtojnë pasojat e mundshme, përfshirë edhe masa disiplinore ndaj punonjësve.

Shteti duhet të mbetet i besueshëm në luftën kundër drogës

Përveç mbrojtjes së informacioneve të ndjeshme në nivelet më të larta të administratës shtetërore, një arsye tjetër për testet e drogës në qeveri është dëshira që shteti të ruajë besueshmërinë në luftën e tij kundër kriminalitetit të lidhur me drogën.

Siç deklaroi Sébastien Lecornu për revistën "Paris Match” trafiku i drogës përbën "sfidën më të madhe të politikës së brendshme me të cilën vendi po përballet aktualisht dhe do të përballet edhe në vitet e ardhshme”.

Ai tha se në Francë ka pothuajse një milion konsumues droge.

"Kjo prek të gjitha shtresat e shoqërisë”, tha Lecornu. Sipas tij, as bota politike nuk është e imunizuar ndaj këtij fenomeni.

Kryeministri francez theksoi se lufta e shtetit kundër drogës mund të mbetet e besueshme vetëm nëse ata që e udhëheqin atë nuk lënë vetë shkak për dyshim.

Sipas tij në trajtimin e problemit nuk mund të ketë standarde të dyfishta.

"Nuk mund të dënojmë vrasjet e 16-vjeçarëve në periferitë e qyteteve dhe në të njëjtën kohë të tolerojmë konsumimin e drogës në lagjet e pasura.”

Me këtë qëndrim qeveria franceze synon të japë sinjalin se lufta kundër drogës duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht statusit shoqëror apo pozicionit politik.

Kontrollet do të vazhdojnë

Sipas kryeministrit francez Sébastien Lecornu, testet e drogës në qeveri dhe ministri nuk janë një masë e përkohshme apo simbolike.

"Testet do të kryhen në mënyrë rastësore dhe do të vazhdojnë. Nuk kam asnjë dyshim se pasardhësit e mi mund të shkojnë madje edhe më tej”, tha ai.

Kjo do të thotë se kontrollet e paparalajmëruara do të vazhdojnë të mbeten pjesë e mekanizmave të sigurisë në administratën shtetërore franceze me qëllim parandalimin e përdorimit të drogës nga zyrtarët dhe punonjësit që kanë përgjegjësi të rëndësishme.

Ndërkohë ekipet e testimit të drogës shkuan pa paralajmërim edhe në Hotel de Matignon, selinë e qeverisë franceze. Sipas televizionit TF1, rezultatet e testeve ishin lehtësuese për ekzekutivin francez: kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij rezultuan negativë, pra nuk kishin përdorur drogë.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë franceze për të forcuar luftën kundër drogës dhe për të garantuar që zyrtarët publikë të përmbushin standardet që shteti kërkon nga qytetarët e tij. /DW/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Pornsak, 44, to pursue Master's degree in NUS medical school

Mothership - Latest

'Wrongfully accused': S'pore fitness trainer debunks allegations she's woman behind Faishal Ibrahim's resignation

Mothership - Latest

Real Madrid Sets Non-Negotiable Condition for Vinícius Departure

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

MSH: Në spitalin e Gostivarit dje janë kontrolluar 127 pacientë të rinj

Telegrafi - Lajme

Deputeti Agron Shehaj rrëmben dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA-të dhe largohet me vrap

Telegrafi - Lajme

Policia e Prishtinës realizon 228 urdhëresa të gjykatës dhe sekuestron 13 armë zjarri

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.