미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Kryetari Vishi shpreh ngushëllime për familjen Raka pas vdekjes tragjike të Rea Rakës

Telegrafi - Lajme
Kryetari Vishi shpreh ngushëllime për familjen Raka pas vdekjes tragjike të Rea Rakës

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Raka, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëqytetares Rea Raka, e cila humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Në telegramin e ngushëllimit, Vishi ka shprehur solidarizimin me familjen, miqtë dhe qytetarët e Komunës së Kaçanikut, duke theksuar dhimbjen për humbjen e saj.

“Bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. Kujtimi për të qoftë i përjetshëm, ndërsa shpirti i saj u prehtë në paqe në botën e amshueshme”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Vishi.

Kryetari i Kaçanikut ka shprehur ngushëllime edhe për të gjithë të afërmit dhe miqtë e familjes Raka, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.