미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Spitali i Gostivarit ka rezervuar ujë teknik për nevoja higjienike

Telegrafi - Lajme
Spitali i Gostivarit ka rezervuar ujë teknik për nevoja higjienike

Për të përmbushur nevojat higjienike të pacientëve dhe punonjësve në Spitalin e Gostivarit, uji është siguruar nga autobotët.

Nga Administrata e Spitalit të Përgjithshëm "Dr. Ferid Murad" - Gostivar njoftojnë se që nga mbrëmë është instaluar një autobot uji në zonën e spitalit. Mjeti është siguruar nëpërmjet bashkëpunimit me Ndërmarrjen Publike të Shërbimeve "Tetovë" - Tetovë dhe do të jetë në dispozicion në periudhën në vijim.

"Autoboti do të përdoret nga pacientët dhe stafi i spitalit për nevoja higjienike dhe teknike, me qëllim sigurimin e kushteve më të mira të mundshme për funksionimin e qetë të spitalit, tha administrata e spitalit.

Dje, drejtori i spitalit, Emri Bajrami tregoi se është siguruar ujë i pijshëm në shishe për të gjitha departamentet e spitalit, i destinuar për pacientët, dhe kështu ata kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt.

Pas problemeve që lindën me ndotjen e ujit në furnizimin me ujë të qytetit, spitali u përball me një numër jashtëzakonisht të shtuar ekzaminimesh dhe një fluks pacientësh./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.